Reagon për herë të parë PD pas dështimit të negociatave: I shpjegojmë Ramës pikën e rëndësishme të Kushtetutës!

Publikuar tek: politike, më 09:56 17-05-2017 Reagon për herë të parë PD pas dështimit të negociatave: I shpjegojmë Ramës pikën e rëndësishme të Kushtetutës!

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi ka reaguar për herë të parë pas dështimit të një marrëveshjeje mes PD-së dhe PS-së, duke iu drejtuar Ramës dhe analistëve që sipas tij ‘flasin me kompetencë’, duke u kujtuar një pikë të rëndësishme të Kushtetutës.

“Kushtetuta nuk cakton asnjë datë për zhvillimin e zgjedhjeve. Kushtetuta përcakton rregullin që llogarit vetëm fundin e mandatit i cili është data 9 shtator 2017. Kushtetuta përcakton se zgjedhjet zhvillohen në periudhën zgjedhore që i paraprin fundit të mandatit, pra që i paraprin 9 shtatorit”, kështu shprehet Bylykbashi duke shpjeguar dhe ndryshimet e mundshme në datat e zgjedhjeve.

Reagimi i Plotë i Oerd Bylykbashit:

Shpjegim i thjeshtuar per Kryeministrin dhe ndonje analist per daten e zgjedhjeve.

Degjova mbreme nje analist qe fliste me "kompetence" se Kushtetuta nuk lejon ndryshimin e dates se zgjedhjeve dhe binte dakord me Kryeministrin qe e refuzonte ndryshimin e dates dhe me vinte per te qeshur, sepse bashke me nje koleg i kemi shkruar keto dispozita te Kushtetutes ne 2008. Le ta mbyllim nje here e mire kete argument qesharak.

Kushtetuta nuk cakton asnje date per zhvillimin e zgjedhjeve. Kushtetuta percakton rregullin qe llogarit vetem fundin e mandatit i cili eshte data 9 shtator 2017 (Kushtetuta neni 65, pika 1).

Kushtetuta percakton se zgjedhjet zhvillohen ne periudhen zgjedhore qe i paraprin fundit te mandatit, pra qe i paraprin 9 shtatorit. Kushtetuta percakton se periudha zgjedhore percaktohet nga Kodi Zgjedhor. (Kushtetuta neni 65, pika 2). Pra e vetmja gje qe detyron Kushtetuta eshte qe data e zgjedhjeve te caktohet para fundit te mandatit. Pike!

Periudhat zgjedhore ne Kodin Zgjedhor (pra ne ligj dhe jo ne Kushtetute) jane dy: e pranveres 15 mars - 30 qershor dhe e vjeshtes 15 shtator - 30 nentor. Presidenti mund te caktonte daten ne nje nga dy te dielat e fundit te periudhes zgjedhore qe i paraprin 9 shtatorit (Kodi Zgjedhor nenet 8 dhe 9), pra ose 18 ose 25 korrik 2017. Presidenti zgjodhi daten 18 qershor. Pra data eshte thjesht ligjore dhe jo kushtetuese. Nese Kodi do caktonte nje periudhe tjeter para 9 shtatorit, data do ishte nje tjeter dhe jo 18 qershori.

Nese parlamenti vendos qe per keto zgjedhje apo gjithmone, periudha e zgjedhjeve te jete nje periudhe tjeter, mund ta ndryshoje Kodin tani me vetem 84 vota dhe pa ndryshuar Kushtetuten. Dhe parlamenti mund te caktoje çdo te diele deri me 3 shtator (sepse 3 shtatori eshte e diela e fundit para dates 9 shtator) si date te zgjedhjeve, vetem duke ndryshuar ligjin pa patur nevoje te ndryshoje Kushtetuten.

A mund te zhvillohen zgjedhjet pas dates 9 shtator? Po! Mjafton nje dispozite tranzitore e thjeshte ne Kushtetute qe eshte shume me pak e shemtuar se ai aneksi i tmerrshem qe u miratua per reformen ne drejtesi qe nuk e ka asnje kushtetute e botes.

Kur deshi Rama te shtynte zgjedhjet me sebepin e certifikatave, ne 2007 Kodi u ndryshua per te shtyre daten e zgjedhjeve. Zgjedhjet ishin dekretuar per daten 20 janar 2007, me date 13 janar u ndryshua ligji qe detyronte presidentin te dekretonte nje date te re jo me vone se 20 shkurt 2007. Presidenti i dekretoi per daten 18 shkurt 2007. Nese nuk e mbani mend, shihni kete foto. Ndersa Kryeministri dhe analisti te lexojne nenet me siper dhe Kodin Zgjedhor.

18486004_10213160718482030_1550255089989699357_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093529224395752
array(1) { ["section"]=> string(115) "reagon-per-here-te-pare-pd-pas-deshtimit-te-negociatave-i-shpjegojme-rames-piken-e-rendesishme-te-kushtetutes-78914" }