Reagon për herë të parë Rama: Saimir Tahirin e njoh prej vitesh por shqiptarët meritojnë të vërtetën

Publikuar tek: politike, më 14:23 17-10-2017 Reagon për herë të parë Rama: Saimir Tahirin e njoh prej vitesh por shqiptarët meritojnë të vërtetën

Reagon kryeministri Edi Rama për herë të parë pas akuzave të forta të PD ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Rama kërkon të zbardhet e vërteta sa më parë. 

"Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetë", shkruan Rama ndërsa u bën thirrje organeve të hetimit ta çojnë deri në fund këtë çështje duke premtuar se s'do falet e as do tolerohet, kushdoqoftë.

REAGIMI I PLOTË I RAMËS:

DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!

Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!

Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam - Me shtet, punë, mirëqenie.

Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Firmosin 7 deputetët, PD dhe LSI bëhen bashkë: Masë disiplinore ndaj ministrit-deputet të Ramës
Basha flet para Tahirit, ka një kërkesë “rrufe” për Lallën: Mos e tako! »
Article Logic
Execution time: 0.011563062667847
array(1) { ["section"]=> string(105) "reagon-per-here-te-pare-rama-saimir-tahirin-e-njoh-prej-vitesh-por-shqiptaret-meritojne-te-verteten-96199" }