Menjëherë pas lajmit se një gruaje që shiste fruta-perime i ra të fikët pas përplasjes me punonjësit e policisë bashkiake ka reaguar policia bashiake.
Sipas policisë gruaja jo vetëm që nuk është dhunuar, por është ndihmuar nga punonjësit e policisë.
Në videon e publikuar nga “Nisma Thurje”, shihet se si gruaja është rrethuar nga qytetarë që i vijnë në ndihmë, por edhe nga punonjësit e bashkisë.