Reagon policia: Pse arrestuam Kastriot Myftarajn, rrezikon 3 vite burg

Publikuar tek: aktualitet, më 09:54 10-05-2017 Reagon policia: Pse arrestuam Kastriot Myftarajn, rrezikon 3 vite burg

Pas ndalimit të gazetarit Kastriot Myftaraj ka reaguar Policia e Shtetit duke treguar dhe arsyen e arrestimit.  

 Polica bën me dije se dje strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë arrestuan shtetasin Kastriot Myftaraj, 51 vjeç banues në Tiranë, me profesion gazetar e jurist.

Kjo për shkak se Myftaraj ka botuar në media një shkrim ku bën thirrje të hapura për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues.

Ai akuzohet për thirrje publike për veprime të dhunshme, mbi bazën e nenit 223 të Kodit Penal "Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet".

Në shkrimin e publikuar dje në faqen e tij në “Facebook”, Myftaraj që njihet për shkrimet e tij konspirative shkruante se Vlahutin është pjesë e tezës për Jugosllavinë e Re dhe ndër të tjera thoshte se “çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali në shkollën e Tiranës, zbardhet dëshmia e të miturës: Çfarë më bënte mësuesi
Drogë Korçe me thasë, dy poseduesit zbulohen lehtësisht nga policia (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.01106595993042
array(1) { ["section"]=> string(79) "reagon-policia-ja-pse-e-arrestuam-kastriot-myftarajn-rrezikon-3-vite-burg-78101" }