Reagon producentja e “Dancing”: Fituesit veç çmimit, kupë floriri prej 15 milionë lekësh dhe çdo vit 1000 euro. Ja dokumentacioni

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:35 26-08-2015 Reagon producentja e “Dancing”: Fituesit veç çmimit, kupë floriri prej 15 milionë lekësh dhe çdo vit 1000 euro. Ja dokumentacioni Holta Kolaneci, producente e DWTHS

Për herë të parë regon producentja e “Dancing With the Stars”, Holta Kolaneci lidhur me zhurmën dhe bujën e madhe mediatike, sa i takon çmimit të fituesve të këtij spektakli. Së fundmi, u tha se edhe Altuna Sejdiu nuk e kishte marrë çmimin e saj por producentja e hedh poshtë një gjë të tillë dhe pohon se “Tuna fish” (ironizon)  ka rënë në rrjetën e medieve.

Kolaneci bën me dije se krahas çmimit final , VIP-at pjesëmarrës marrin nga produksioni 1000 euro cash çdo muaj, palestër falas dhe famë plus.

Reagimi i plotë Holta Kolanecit

"Kam gati 4 muaj që lexoj, shoh dhe dëgjoj, që një pjesë e medias në vend, por më shumë portale on-line, dhe sidomos media që fokusohet tek showbiz-i, të bëjë një fushatë të rremë në lidhje me çmimin e madh tëe edicionit të 5 te DWTHS. Duke mos dashur të jem fare modeste, them që ky produksion është në mos më i miri, një nga më të mirët ne vend, më të shikuarit dhe rekorde të verifikueshme audience, dhe kështu kuptohet që kjo lloj fushatë është e tëra e bazuar në shpifje. Dhe më vjen keq që jane keqpërdorur fitues dhe pjësmarres të edicioneve të mëparshme, nga këto palo media, për të trilluar mbi të vërtetën e këtij spektakli.

Unë dhe i tëre produksioni i DWTHS, deklarojmë se çdo fitues dhe pjesmarrës në këtë spektakël, është shpërblyer sipas kontratave, rregullave dhe kushteve të këtij formati. (Ne fakt ketu po gënjej se formati NUK më lejon të paguaje VIP-at pjesmarrës, po hajt, ky produksion e ka bërë, i jep çdo VIP-i 1000 euro cash çdo muaj, palestër falas dhe famë plus, përvec cmimit final).

Pra, që nga fituesi i parë deri tek i fundit Ajtuna Sejdiu, posedojnë çmimet e fituara. Përvec kësaj, kjo fituese e fundit dhe ajo e parafundit, Lorela Hoxha, përvec cmimit kane edhe një kupë floriri të realizuar nga Argjendari Pirro, në vleren 15 milion lekë të vjetra. Aman ti gëzojnë. Pra, çdo pretendim i kundërt është një gënjeshtër e madhe që bëhet për qellime të konkurences televizive, dhe do të ballafaqohet me përgjegjëinë ligjore. Unë disponoj dokumentacionin përkatës të cmimeve fituese të të gjitha edicioneve, por meqë peshku që ra në rrjeten e këtyre mediave dhe portaleve ishte Tuna(sigurisht Tuna Fish), po ju tregoj vetëm këto të fundit.

Lexim të mbarë dhe shikim të këndshëm të një tjetër super edicioni të DWTHS 6.”, përfundon producentja reagimin e saj.

Dokumenti i publikuar nga producentja e DWTHS

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027691125869751
array(1) { ["section"]=> string(130) "reagon-producentja-e-dancing-fituesit-vec-cmimit-kupe-floriri-prej-15-milione-lekesh-dhe-cdo-vit-1000-euro-ja-dokumentacioni-19223" }