Reagon Shoqata e Hidrokarbureve: Qeveria të mbështetet në fakte, mos implikojë të gjithë operatorët e karburanteve

Publikuar tek: aktualitet, më 16:14 02-05-2015 Reagon Shoqata e Hidrokarbureve: Qeveria të mbështetet në fakte, mos implikojë  të gjithë operatorët e karburanteve

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve ka reaguar për operacionin e qeverisë sa i takon kontrollit të tregut të hidrokarbureve duke thënë se duhet korrigjuar mënyra se si po zhvillohet ky operacion, pasi sipas shoqatës nuk mund të cilësohen të gjithë operatorët njësoj të implikuar pa u mbështetur në të dhëna faktike.

”Mendojmë se mënyra si po serviret ky operacion, duke i cilësuar të gjithë operatorët e këtij sektori njësoj të implikuar, duhet korrigjuar duke u mbështetur në të dhëna faktike. Duke shprehur këtë mbështetje dhe gadishmëri për bashkëpunim po shprehim sipas gjykimit tonë drejtimet ku janë problemet:

Për 20 vjet, po veçanërisht në 10 vitet e fundit, sektori ka një grup kompanish që ushtrojnë aktivitet me korrektësi, bazuar në rregull.

- Por ekziston një pakicë spekulante që shfaqet nga ’hiçi’ shpesh dhe në lidhje dyshuese me segmente të shtetit, që duke ndërtuar skema borxhi ndaj ndërmarrjeve shtetërore, Doganave, Tatimeve, apo Bankave, befas mbyllin një kompani duke u shmangur kështu nga të gjitha borxhet.

- Edhe pse ligji 8450 i ndryshuar me ligj 70 cakton qartë se tabela, marka që subjekti reklamon duhet të jetë e mbështetur me dokumentacion furnizimi nga kjo markë, ka në treg plot raste që marka e reklamuar nuk ka lidhje me karburantin që shet.

- Njësitë e prodhimit në vend, që nga të voglat deri tek më të mëdhatë si dhe ARMO në radhë të parë, duhet të nisin nga karta teknologjike e pastaj nga lënda e parë që përdorin (nafta Bruto), pasi prej aty duhet të përcaktohet nëse prodhojnë dot naftë me standardet që kërkojmë.

- Dhe kur themi ’standard që konsumatorët të mos kenë më probleme’, duhet që veç përmbajtjes squfuri  nën 10 ppm, të garantojmë edhe: a) treguesit e standardit për Cetan, b) pikën e Flakërimit, c) niveli i Destilimit, d) përqindja e ujit në përmbajtjen e produktit.

Sepse pa u garantuar këto tregues nuk ka cilësi karburanti. Nga importi treguesit e sipërpërmendur mbërrijnë 100% të garantuara”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sekuestrohen 600 rrënjë kanabis sativa në Shkodër
CRCA thirrje Presidentit dhe Ministrisë së Mirëqenies: “Mbroni fëmijët” »
Article Logic
Execution time: 0.012698888778687
array(1) { ["section"]=> string(118) "reagon-shoqata-e-hidrokarbureve-qeveria-te-mbeshtetet-ne-fakte-mos-implikoje-te-gjithe-operatoret-e-karburanteve-10232" }