Ish-deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello, është ndarë sot nga jeta në moshën 59-vjeçare, në Turqi, aty ku po kurohej për Covid-19. Ai ndodhej i shtruar në spital prej 23 ditësh, por nuk mundi ta mposhtë virusin.
Reagimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist kanë qenë të shumta, kryesisht në radhët e ish-kolegëve të tij. Mirëpo disi cinik dhe shumë kritik është treguar ish-ministri i Financave në kohën e PS, 1997-2005, Arben Malaj, me anë të një shënimi në rrjete sociale.
Reagimet e të majtëve, kryesisht Ballës, Majkos apo Ruçit Malaj i konsideron hipokrizi dhe pangopësi, duke kërkuar që të tregojnë respekt për figurën e tij.
“Pasi e shpallët "Armik të Partisë" asnjë mundësi nuk i dhatë që t’i shërbente vendit të tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizëm. Kështu jeni sjellë me shumë shqiptarë të mirë, thjeshtë dhe vetëm se i konsideroni armik të partisë”, shkruan ndër të tjera Malaj në facebook.