‘Realiteti është i dhimbshëm’, Përparim SPAHIU konfirmon qëndrimin e LSI-së: Zgjidhja e krizës janë zgjedhjet

Publikuar tek: politike, më 14:50 12-09-2019 ‘Realiteti është i dhimbshëm’, Përparim SPAHIU konfirmon qëndrimin e LSI-së: Zgjidhja e krizës janë zgjedhjet Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu në daljen e sotshme para mediave

Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu deklaroi nga selia e kësaj force politike se vendi nuk po kalon rritje ekonomike, siç pretendon qeveria socialistr.

Para mediave, ai theksoi se largimi i 300 mijë njerëzve drejt Perëndimit nuk mund të garantojnë progres ekonomik. Ai dënoi konçesionet e dhëna nga qeveria, të cilat janë denoncuar nga Banka Botërore dhe opozita. Në fund, Spahiu konsideroi se zgjedhjet janë mënyra më e mirë për të zgjidhur ngërçin politik në vend.

‘’Mungesa e vlerësimit të riskut ekonomik të konçesioneve është konstatuar nga Komisioni Europian. Të njëjtat konstatime vë re dhe Banka Botërore. Të njëjta dhe shqetësime i kemi ngritur dhe ne. Kryministri dhe ministrat janë mburrur me fryrjen eborxhit. Nuk mund të ketë investime të huaja kur janë larguar 300 mijë njerëz. Nuk mund ketë rritje ekonomike kur infermierë, mjekë dhe juristë largohen drejt Kroacisë e vendeve të tjera të Europës.

Ka mungesë të fisibilitetit, e cila duhet të  aprovohet nga institucionet. Realiteti është i dhimbshëm. Dhe zgjidhja janë zgjedhjet.  Duhen zgjedhje për një alternativë të re’’, përfundoi ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071840286254883
array(1) { ["section"]=> string(112) "realiteti-eshte-i-dhimbshem-perparim-spahiu-konfirmon-qendrimin-e-lsi-se-zgjidhja-e-krizes-jane-zgjedhjet-178210" }