Rebelët kurdë vrasin 5 ushtarë turq

Publikuar tek: bota, më 19:57 24-05-2016 Rebelët kurdë vrasin 5 ushtarë turq

Kryeministria turke njoftoi ditën e sotme se rebelët kurdë kanë shpërthyer një bombë në lindje të vendit duke vrarë të paktën 5 ushtarë të cilët po udhëtonin me një automjet.

Ushtarët u vranë në provincën Van në kufi me Iranin. Menjëherë pas shpërthimit me bombë ushtria turke njoftoi se do të ndërmarrë disa operacione kundër rebelëve të PKK-së duke dërguar avionë lufte dhe helikopterë gjuajtës për të sulmuar bazat e tyre.

Forcat e sigurisë turke dhe rebelët kurdë janë përfshirë në konflikt të përgjakshëm që prej prishjes së armëpushimit verën e kaluar. Më shumë se 450 forca sigurie turke janë vrarë nga rebelët që prej asaj kohe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erdogan drejt projektit të republikës presidenciale, i pranishëm në takimin e parë të qeverisë së re
Arrestohet në Romë agjenti i dyfishtë portugez dhe një spiun rus »
Article Logic
Execution time: 0.012680053710938
array(1) { ["section"]=> string(41) "rebelet-kurde-vrasin-5-ushtare-turq-41393" }