Rebelohet deputeti i ri në Kuvend, nuk përmbahet ndaj Ramës dhe Bashës: Ka ardhur koha t'i shporrim të dy

Publikuar tek: politike, më 13:29 23-05-2019 Rebelohet deputeti i ri në Kuvend, nuk përmbahet ndaj Ramës dhe Bashës: Ka ardhur koha t'i shporrim të dy

Deputeti më i ri i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme ka hedhur akuza të forta drejt kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Përmeti është shprehur se pas marrëveshjes së 17 majit 2017, Basha u dhuroi shqiptarëve si dhuratë keqqeverisjen e Ramës.

"Të dy mendojnë se janë pronarë të tokës, detit dhe ajrit që thithni ju. Ka ardhur koha t'i tregojmë që pronarët e vertetë jeni ju, qytetarët e thjeshtë. Ka ardhur koha t'i shporrim të dy", është shprehur Përmeti i revoltuar.

Fjala e plotë:

Si fillim dua te komplimentoj punen e Z. Tufa. Lufta ndaj komunizmit qenka e veshtire z. Tufa, edhe sot mbas 29 vitesh por une ju garantoj mbeshtjetjen tone te plote per punen tuaj. Por pyetja qe mua me shqeteson dhe duhet te shqetesoj te gjithe eshte se perse 29 vite pas rrenies se komunizmit ne akoma nuk kemi mbaruar proceset e hapjes se dosjeve, akoma sot e kesaj dite degjojme njerez qe kane qene ne sigurimin famekeq te komunizmit ndersa sot jane ne pozicione shume te rendesishme shteterore. Perse gjithe kjo neglizhence per te kryer ato detyra qe shtetet e tjera te lindjes i kryer vetem per disa vite, ndersa ne nuk i kryejme dot as per 29 vite? Sepse te dyja palet jane bashke, jane ne marreveshje.

Te dyja palet po perpiqen me te gjitha menyrat te shkaterrojne zgjedhjet sepse te dyja palet jane bashke. Po po jane bashke, sipas marreveshjesh se bere ne diten e dashurise se madhe, 17 maj 2017. Dita e dashurise se madhe ndermjet Rames dhe Bashes. Nje dashuri sadomazokisht ne kuptimin e plote mjekesoro-patologjik te fjales, ku ai i arratisuri shijoi me kenaqesi dhimbjen e shkaktuar nga humbja qe i shkaktoi demokrateve, ate humbje qe vet ai i arratisuri ja dhuroi ne tavoline Rames. Kush mendon qe Rama fitoi gabon. Kete keqqeverisje e keni dhurate nga Basha. Ai qe sot bertet ne arrati ja dhuroi qeverisjen Rames me marreveshjen e 17 majit.

Ndersa ky qe eshte ketu shijoji dhimbjen qe i shkaktoi Bashes dhe demokrateve me marrjen e fitores i vetem por ne tavoline. Nje fitore qe vetem e keqperdori per interesa thellesisht personale.

Dhe sot njerezit pyesin veten pse jemi kaq keq??? Pergjigjja nuk eshte e veshtire. Sepse te dy jane ne marreveshje, jane bashke, jane nje jane njesoj.

A pyesni veten se perse opozita flet gjithe diten per Bindjen Demokratike dhe nuk flet aspak per 140 milion euro qe per cmenduri politike a per korrupsion ky ketu mbrapa ja dhuroi Bechettit. Dhe kur them them ja dhuroi nenkuptoj nga paret tuaja, se 140 m euro nuk do i paguajne keta mbrapa meje, qe mbase kane mundesi ti paguajne, jo do i paguani ju, njerezit e thjeshte qe nuk kemi mundesi. 140 m euro dhe opozita merret me Bindjen Demokratike. Per politike do thoahte dikush. Po politika ka nevoje edhe per moral. Po a foli kush per moral kur te treja hallkat e gjyqesorit gjykuan dhe vendosen brenda 1 viti e pak, kohe per rekord Guinnes edhe ne bote e jo vetem ne Shqiperi, ku nje vendim ne tre shkalle shkon 5 vjet per ti dhene 18 m euro te arratisurit per nje pallat te ndertuar ne cmenduri ligjore brenda detit. 18 m euro. A do ti paguajne ata t arratisurrit, qe edhe mund te kene mundesi ti paguajne. Jo do ti paguani ju njerezit e thjeshte, qe nuk keni mundesi. A foli kush per kete?  Jo nuk foli kush. Sepse te dy jane ne marreveshje, jane bashke, jane nje jane njesoj.

Te dy mendojne se jane pronar te tokes, detit dhe ajrit qe thithni ju. Ka ardhur koha ti tregojme qe pronaret e vertete jeni ju, qytetaret e thjeshte. Ka ardhur koha ti shporrim te dy.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026288986206055
array(1) { ["section"]=> string(110) "rebelohet-deputeti-i-ri-ne-kuvend-nuk-permbahet-ndaj-rames-dhe-bashes-ka-ardhur-koha-t-i-shporrim-te-dy-165421" }