Reforma në drejtësi tashmë ka filluar në fazën e saj të emplementimit.
Por drejtori i TVSH-së në Korçë Muharrem Meko ka shpërthyer në akuza të ashpra kundër të gjithë atyre që mund të jen subjekt i kësaj reforme.
Meko në ppostimin e tij në rrjetet sociale këshillon kryeprokuroren Arta Marku, se nga duhet të fillojë punën e saj në zbatimin e reformës.
Më poshtë postimi i plotë:
Zonja Prokurore e Pergjitheshme!
Nuk duhet ndonje filozofi e madhe per të identifikuar se c'perfaqesojne pushtetarët e ish pushtetarët, deputetë e gjykates-gjithe ç'kane patur te bejne me shtetin pergjate gjithe ketyre 27 viteve, mjafton nje inventar te makinave luxoze, vilave, hyrjeve neper qendrat e qyteteve, hoteleve qe posedojne...
Por edhe kontroll neper doganat shqiptare, per hyrje-daljet e tyre me kuç e me maç, per te evidentuar keshtu edhe shumat maramendese te shpenzimeve poshte e perpjetë Kontinentit e deri pertej Oqeanit... ku jo rralle shkojne e terbohen!
Dhe vetiu del "clasi" i pastertise se secilit... por ndahet edhe shapi nga sheqeri; kush i ka vënë me djerse, t'i gezoje.
...sepse ka vajtur atje ku s mban më- ç,do punonjes shteti tregohet me gisht, kur eshte fakt se jo te gjithe duhen baltosur; ka edhe te mire mes tyre, madje edhe shume te mire, qe ja vlen t' i duam e respektojme!
Ne '90 ten, te gjithe njesoj ishim; me i pasuri dy dhoma + guzhine, kishte!