Rebelohet mësuesi me humorin e ‘’Portokallisë’’: E njohin Shqipërinë deri te sheshi ‘’Shqiponja’’

Publikuar tek: aktualitet, më 09:42 02-01-2016 Rebelohet mësuesi me humorin e ‘’Portokallisë’’: E njohin Shqipërinë deri te sheshi ‘’Shqiponja’’ Luzja, personazh i Portokallisë, djathtas mësuesi Lefter Ballabani

Rebelohet mësuesi shqiptar me humorin e ‘’Portokallisë ‘’ në Top Channel. I indinjuar Lefter Ballabani nga Mati thotë se ndjen keqardhje për autorët e këtij humori, pasi ata e njohin Shqipërinë deri te sheshi ‘’Shqiponja’’ në Tiranë.

Dhe ja komenti i mësuesit nga Mati:

“LUZJA e portokallisë (autori i libretit) përmendi Burrelin si vend ku përdorej dhuna në arsim dhe që nënkuptonte një vend të humbur etj etj. Lidhur me këtë mund të them se ndjej keqardhje për ata që e njohin Shqipërinë deri tek sheshi ‘’Shqiponja’’ në Tiranë dhe pjesën tjetër e mendojnë ashtu si LUZJA.

Lidhur me arsimin neëMAT, të paktën deri 2 vjet më parë kur une isha drejtues mund t’ju them atyre se: Jo vetëm dhuna nuk kishte vend, por ishte cilesor. 97% e mësuesve ishin me arsim përkates. Anglishtja ishte e shtrirë në të gjitha shkollat e rrethit.

Maturantët matjanë gjithnjë kanë qenë në 25 më të mirët e republikës. Për 8 vite u ndërtuan dhe rikonstruktuan rreth 25 shkolla....etj etj.

Gjithashtu lidhur me popullatën (matjanët) që jetojnë në ato troje shquhen për mençurinë e trashëguar në shekuj, të cilën e kanë investuar në hedhjen e themeleve të shtetit shqiptar. Djemtë e Matit sot janë të shpërndarë në gjithë botën dhe kudo ku ndodhen janë të spikatur për shkathtësinë dhe qytetarinë që paraqesin.

Po kështu mund t’ju them se edhe gjatë diktaturës rinia e Matit ishte mjaft e emancipuar. Djemtë dhe vajzat e Matit nëpër universitete nuk mund t'i dalloje dhe as nuk mund t'i dallosh edhe sot nga rinia tjetër e qyteteve të mëdha si Tirana,Durrësi etj, qoftë nga paraqitja, qoftë nga e folura, qoftë nga rezultatet.

Djemtë e vajzat ishin " garipë " e jo merhumë në shoqërinë që i rrethonte dhe jo më kot flitet edhe për dashuri gati të pamundura për të tjerët të djemve e të vajzave matjane me VIP-at e kohës të Tiranës...

Nuk po zgjatem, por kërkoj me këto rreshta të ngjall kujtesën e të gjithë atyre që kanë qenë në shoqërine e matjanëve dhe të vërtetojnë brenda ndërgjegjes së tyre se unë kam të drejtë dhe nuk është realiteti Matjan ai i LUZEVE të Portokallisë’’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076558589935303
array(1) { ["section"]=> string(94) "rebelohet-mesuesi-me-humorin-e-portokallise-e-njohin-shqiperine-deri-te-sheshi-shqiponja-28986" }