Rebelohet nëna kundër Erjon Veliajt: Është fëmija im…hiqe…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:29 30-03-2016 Rebelohet nëna kundër Erjon Veliajt: Është fëmija im…hiqe…

Rebelohet nëna kundër kryebashkiakut Erjon Veliaj. Ina Kasimati, mësuese e njohur është indinjuar pas një gjesti të Veliajt dhe stafit të tij në profilin në ‘’Facebook’’.

I apasionuar pas imazhit dhe transparencës për gjithçka bën si kryebashkiak, Veliaj ka postuar pa lejën e Kasimatit, foton e fëmijës së saj.

Megjithëse ajo i ka shkruar 2 herë, në dy data të ndryshme madje i ka dërguar edhe letër që ta heqë foton nga profili i tij, sërish fotoja nuk është hequr.

“Z. Erion. Ky është fëmija im. Nuk më keni marrë leje për ta publikuar foton e tij në mbrëmjen e ORA e Tokës, pa lejën time si prind. JU lutem hiqeni, sa më parë.

….Sot, kam postuar në kutinë e Bashkisë Letra për Kryetarin, ankesën time drejtuar ju, Z.Erion. Po jua përsëris ,me çdo të drejtë Zoti që kam: Hiqeni foton e fëmijës tim nga kjo faqe. Vazhdoni të shkelni etikën, moralin, dinjitetin.’’, i shkruan nëna, që thotë se nuk është pyetur.

inakasimatiok.jpg

Ina Kasimati

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030202865600586
array(1) { ["section"]=> string(62) "rebelohet-nena-kunder-erjon-veliajt-eshte-femija-im-hiqe-36384" }