Redi Jupi jo më trajner i Shpresave, FSHF në kërkim të zëvendësuesit

Publikuar tek: sport, më 18:32 20-10-2016 Redi Jupi jo më trajner i Shpresave, FSHF në kërkim të zëvendësuesit

Redi Jupi nuk do të jetë më trajneri i Shpresave kuqezi.

Trajneri i Kombëtares U-21 ka dhënë dorëheqjen pas përfundimit të Eliminatoreve të Europianit “Poloni 2017”.

FSHF po mendon për alternativat që do ta zëvendësojnë Redi Jupin në këtë detyrë dhe sigurisht që shanset për të marrë këtë pozicion e kanë ndihmësit e De Biazit.

Erjon Bogdani ose Ervin Bulku pritet të jenë në “garë” për t’u emëruar në postin e trajnerit të Shpresave të Shqipërisë, ndërsa nuk mbetet pas edhe Alban Bushi.

Tre alternativa, tre ish-lojtarë të rëndësishëm të Kombëtares ndër vite, mes të cilëve FSHF do të zgjedhë pasuesin e Jupit, për t’i besuar “filizat” e së ardhmes kuqezi.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083739757537842
array(1) { ["section"]=> string(73) "redi-jupi-jo-me-trajner-i-shpresave-fshf-ne-kerkim-te-zevendesuesit-56865" }