Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e studentëve dhe reduktimin e tarifave për studentët.
Rama ka publikuar njoftimin që të gjithë studentët në datën 9 janar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për të përfituar reduktimin e e tarifës së shkollimit, ndërkohë që në datën 10 janar mblidhet dokumentacioni për studentët me trajtim financiar.
'Po! Saktë (Studentët në çdo universitet duhet të kërkojnë ekzaktësisht këtë njoftim dhe asgjë më shumë, asgjë me pak)', shkruan Rama krahas njoftimit.