Reduktohet në 6 numri i fiderave me defekt, Tirana, Kukësi dhe Burreli janë rajonet me probleme me energjinë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:00 07-01-2017 Reduktohet në 6 numri i fiderave me defekt, Tirana, Kukësi dhe Burreli janë rajonet me probleme me energjinë

Si pasojë e motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore e ngrica në zonat malore, në rrjetin elektrik të shpërndarjes janë shfaqur probleme në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët. Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë angazhuar në terren për riparimin e avarive.

Aktualisht, rajonet më të prekura nga difektet vazhdojnë të jenë ai i Kukësit, i Burrelit dhe Tiranes për shkak të motit të keq me reshje dëbore dhe erëra të forta. Nga grupet e terrenit të OSHEE-së po punohet për riparimin e difekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin.

Zonat që janë pa energji aktualisht:

Rajoni Tiranë: Qesarake si dhe Pjeserisht Zall Bastar, Tufine,  si dhe pjeserisht Komuna  Parisit qe furnizohen nga fideri 330N/St Selite ne te cilin eshte konstatuar me difekt kabelli ne segmentin e linjes nga kabina Tripodi- deri te kabina Agikons.

Rajoni Kukës: Pjeserisht Zaje, Domaj, Mal zi , Lekbibaj,

Rajoni Burrel: Gjykata, prokurori lagje nr 4 lac ,Prefektura , Skuraj , Sllove

Zona ku është rikthyer energjia:

Rajoni Tiranë: Kabina Islam Alla  dhe Kabina Saego ne Kombinat u vendosen ne pune.

Rajoni Durrës: Borizane

Rajoni Kukës: Helshan, Mamez, Tropoje

Nga grupet e terrenit të OSHEE-se po punohet për riparimin e difekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin.

Të gjitha linjat e TL dhe N/Stacionet  janë në skeme normale furnizimi me energji elektrike.

Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike Hidrovoret janë në punë.

Të gjithë fiderat që furnizojnë spitalet dhe institucionet e rëndësisë së veçantë janë në punë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I ftohti i merr jetën një personi në Durrës, u gjet i vdekur nga kalimtarët
Shpërthen bombola e shkumës, 44 vjeçari humb jetën në lavazh »
Article Logic
Execution time: 0.01264500617981
array(1) { ["section"]=> string(112) "reduktohet-ne-6-numri-i-fiderave-me-defekt-tirana-kukesi-dhe-burreli-jane-rajonet-me-probleme-me-energjine-64882" }