“Referendum për çdo gjë”, Meta: Të vendosë vetë populli. Qëllimisht ia kanë hequr këtë të drejtë (SHEMBUJT)

Publikuar tek: politike, më 20:22 25-11-2019 “Referendum për çdo gjë”, Meta: Të vendosë vetë populli. Qëllimisht ia kanë hequr këtë të drejtë (SHEMBUJT) Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta thotë se ka për qëllim t’i kthejë popullit shqiptar të drejtën për të vendosur me referendum si për çështje madhore dhe për situata lokale.

Duke akuzuar politikën se qëllimisht ka votar për t’ia hequr popullit shqiptar këtë të drejtë, Meta tha se duhet të vijë koha që shqiptarët të vendosin vetë për çështje të rëndësishme.

Nga mënyra e zgjedhjes së presidentit, te kopetencat e tij, dekretet apo edhe çështjet lokale si ndërtimet e hidrocentraleve në lumin Vjosa, Meta tha se populli shqiptar ka të drejtë të vendosë vetë përmes referendumit.

“Bëhet fjalë që Shqipëria të qeveriset nga vetë shqiptarët për çdo gjë të rëndësishme siç e parashikon Kushtetuta e Shqipërisë. Presidenti të zgjidhet nga parlamenti apo nga populli? A doni zgjidhje për situatën aktuale? Kemi një debat ku donte të vidhte Gjykatën Kushtetuese parlamenti? Shumë mirë le të shkojmë në referendum. Ata njohin betimin te Lana dhe nuk njohin Kushtetutën. Jeni me rezolutën e Kuvendit apo me dekretin e Presidentit, ta zgjidhë populli shqiptar. Doni t’i hiqni kopetencat presidentit, po patjetër në referendum. Referendum për çështje madhore, por edhe lokale. Duan njerëzit të shkatërrohet Vjosa? Po shumë mirë në referendum. Është votuar qëllimisht që populli shqiptar të mos e ushtrojë këtë të drejtë. Populli shqiptar të kërkojë të zbatohet deri në fund e drejta për referendum”, u shpreh Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091061592102051
array(1) { ["section"]=> string(107) "referendum-per-cdo-gje-meta-te-vendose-vete-populli-qellimisht-ia-kane-hequr-kete-te-drejte-shembujt-187192" }