Referendumi, Erdogan flet pas fitores: Populli turk vendosi për të ardhmen e vet

Publikuar tek: bota, më 21:08 16-04-2017 Referendumi, Erdogan flet pas fitores: Populli turk vendosi për të ardhmen e vet

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi pas shpalljes së rezultatit të referendumit se populli turk mori në dorë të ardhmen e vet.

Ai ka përgëzuar drejtuesit e partive politike që mbështetën fushatë “Po” referendumit.

“Shpresoj se ky votim do të na sjell të mira. Populli, rreth 25 milionë votues kanë votuar për ‘Po’, numër ky për 1,5 milionë më shumë se të tjerët. Vota e 16 prillit ka treguar se populli ka votuar për një të ardhme më të mirë. Populli ka bërë një ndryshim të sistemit 200 vjeçar. Kjo do të jetë reforma më e madhe në histori. Shpresoj se këto rezultate do të na sjellin të mira dhe do të na sjellin vëllazëri dhe bashkim të gjithëve.

Falënderoj të gjithë ata që kanë votuar që shteti turk të bëhet shtet presidencial. Tash e tutje më nuk ka përzierje mes të kompetencave të presidentit qeverisë dhe drejtësisë. Falënderoj edhe diasporën përkundër presioneve që ka përjetuar për të votuar të kundërtën. Tani kemi shumë punë përpara dhe do t’ia nisim nga nesër. Pres që nga opozita të pranoj rezultatet e dala prej popullit”, deklaroi ai.

Erdogan ka pasur biseda telefonike gjatë mbrëmjen me kryeministrin dhe drejtuesin e partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Binali Yildirim si dhe me drejtuesit e dy partive të tjera të vogla mbështetëse të qeverisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fitorja e Erdogan, i gjithë Stambolli në dritare, kërcet tenxheret në shenjë proteste (Video)
Skandali, opozita ka dyshime serioze për manipulim masiv të votave në Turqi »
Article Logic
Execution time: 0.00931715965271
array(1) { ["section"]=> string(84) "referendumi-erdogan-flet-pas-fitores-populli-turk-vendosi-per-te-ardhmen-e-vet-75396" }