Referendumi në Katalonjë, Presidenti: Pavarësia çështje ditësh

Publikuar tek: bota, më 14:48 04-10-2017 Referendumi në Katalonjë, Presidenti: Pavarësia çështje ditësh

“Katalonja do të deklarojë pavarësinë nga Spanja dhe kjo është çështje ditësh”, kështu ka deklaruar presidenti katalanas Carles Puigdemont.

Puigdemont shtoi gjithashtu se nuk është dakord me qëndrimet e deritanishme të BE-së dhe u shpreh se ajo që ndodh në Spanjë është çështje e brendshme e Spanjës.

Sakaq, nga ana tjetër Mbreti i Spanjës Filipi VI tha se referendumi nuk ishte i ligjshëm. Ai theksoi se situata në Spanjë është mjaft shqetësuse dhe bëri thirrje për unitet.

Të dielën u mbajt në Katalonjë referendumi për pavarësi nga Spanja, i cili u shoqërua me mjaft trazira dhe u plagosën rreth 900 persona.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rëndë, nëna dhe djali 13 vjeç masakrohen me thikë nga lypësi që strehuan në shtëpi
Tentativa për atentat ndaj Erdogan, burgim të përjetshëm për ish-komandantin e forcave ajrore turke »
Article Logic
Execution time: 0.011399030685425
array(1) { ["section"]=> string(66) "referendumi-ne-katalonje-presidenti-pavaresia-ceshtje-ditesh-94713" }