Referendumi për pavarësinë e Katalonjës, 844 të plagosur nga dhuna policore

Publikuar tek: bota, më 21:48 01-10-2017 Referendumi për pavarësinë e Katalonjës, 844 të plagosur nga dhuna policore

Ka shkuar në 844 numri i të plagosurve në rajonin e Katalonjës, të cilët janë përballur me dhunën e policisë spanjolle teksa kanë tentuar të votojnë.

Policia spanjolle është parë të qëllojë me shkopinj dhe plumba gome qytetarët që kanë tentuar të votojnë në referendumin për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja.

Veprimet e dhunshme të policisë janë dënuar ndërkombëtarisht por qeveria spanjolle i ka quajtur si të “duhura”.

Referendumi është quajtur i paligjshëm në Spanjë dhe në disa raste janë konfiskuar kutitë e votimit.

Prej disa shekujsh Katalonja ka kërkuar shkëputjen nga Spanja, por kjo lëvizje ka shpërthyer së fundmi kur vendi u përfshi nga kriza financiare dhe rajonit të pasur i duhej të përballonte edhe pjesën tjetër të shtetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086510181427002
array(1) { ["section"]=> string(80) "referendumi-per-pavaresine-e-katalonjes-844-te-plagosur-nga-dhuna-policore-94378" }