Reflekton Ramush Haradinaj: ‘Unë, Kurti, Thaçi e Mustafa jemi mashtrues’

Publikuar tek: rajon, më 22:17 22-11-2019 Reflekton Ramush Haradinaj: ‘Unë, Kurti, Thaçi e Mustafa jemi mashtrues’ Kryeministri ne ikje i Kosoves, Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se të gjithë udhëheqësit politik të Kosovës janë mashtruesa, duke përfshirë në këtë shprehje edhe veten e tij.

Në një intervistë për televizionin RTV21, Haradinaj i quajti mashtrues kandidatin për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe presidentin e shtetit, Hashim Thaçin.

‘Ne jemi mashtrues, shumica e udhëheqësve politik jemi mashtrues. Të gjithë ne, Isa Mustafa, Albin Kurti, Hashim Thaçi, të gjithë jemi mashtrues. Ne kemi premtuar reformën zgjedhore dhe ajo nuk u bë’, është shprehur Haradinaj.

Kryeministri në ikje i Kosovës, ka thënë se të gjithë liderët politikë në Kosovë janë mashtrues pasi nuk arritën të bënin Reformën Zgjedhore të cilën të gjithë e kishin premtuar.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022580862045288
array(1) { ["section"]=> string(74) "reflekton-ramush-haradinaj-une-kurti-thaci-e-mustafa-jemi-mashtrues-186860" }