Reforma e administratës, Rama e thotë prerë: Tepsia për skrap, askush nuk do zgjasë duart në xhepat e qytetarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 12:54 07-02-2018 Reforma e administratës, Rama e thotë prerë: Tepsia për skrap, askush nuk do zgjasë duart në xhepat e qytetarëve

Kreyminitri Rama është duke mbajtur një takim mes ministrash dhe përfaqësues të qeverisë lidhur me reformën për administratën. Operacion i quajtur ‘Antitepsia’, ndër të tjera Rama ka theskuar se tashmë askush nuk do mundohet të zgjasë duart për në xhepat e qytetarëve dhe sipërmarrësve.

“Është një operacion antitepsi në kuadër të këtij mandati për ta çuar tepsinë për skrap”, është shprehur kryeministri.

Më shumë nga fjala e Ramës zbardhur nga newsbomb.al:

Pas 1360 vitesh që shkurtohet në mënyre drastike numri i ndërveprimit mes qytetarit dhe shtetit duke shkurtuar duart e shtetit në jetën dhe xhepin e qyterë. Është një operacion antitepsi në kuadër të këtij mandati për ta çuar tepsinë për skrap. Shumë kush që vazhdon për të kërkuar një punë shteti nuk e kërkon për ti shërbyer shetit, por për të zgjatur duart në tepsinë e madhe që për fat të keq u bë gjithmonë dhe më shumë sheshi për përsheshin e partive dhe asryeja e moskrijimit të kushteve.

Nëse flasim për korrupsionin që revolton qytetarët reforma në drejtësi është ilaçi i duhur. Ne besojmë shumë që në këtë aspekt përgjigjia është modernizimi, shkurtimi i duarve të shtetit në xhepin e qytetarëve për shërbime që janë të drejta të fituara të qytetarëve dhe sipërmarrjes. Kemi realizuar disa gjëra të rëndësishme më e rëndsishme është realizimi i një ëndrre për të gjithë importuesit për heqjen e doganierit. Mjafton një kompjuter dhe për 20 minuta ti zhdoganon mallin. Të gjitha këto së bashku sjellin një ulje të paimagjinueshme të stresit social. Ne në turin pas elektoral e konstatuam këtë saktësisht. Të gjitha problemet e tjera janë të mëdha po ky problem ishte i kudo ndodhur tortura e grabitësve ndaj qytetarëve.

Sot kemi 35 punonjës hipotekash që janë në derën e Prokurorisë. I ka dërguar ai numër qytetarësh që kanë ngritur krye.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012412071228027
array(1) { ["section"]=> string(116) "reforma-e-administrates-rama-e-thote-prere-tepsia-per-skrap-askush-nuk-do-zgjase-duart-ne-xhepat-e-qytetareve-109439" }