Reforma/ Gjiknuri: Partitë të heqin duart nga zgjedhjet. PD sistem të përfaqësimit politik; Bylykbashi: Propozimi ynë në përputhje me OSBE/ODIR

Publikuar tek: politike, më 15:31 09-03-2020 Reforma/ Gjiknuri: Partitë të heqin duart nga zgjedhjet. PD sistem të përfaqësimit politik; Bylykbashi: Propozimi ynë në përputhje me OSBE/ODIR Gjiknuri dhe Bylykbashi

Anëtari i Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka folur pas mbledhjes së zhvilluar sot ndërsa ka kundërshtuar bashkëkryetarin e reformës Damian Gjiknuri.

Bylykbashi ka shtuar se numërimi i votave duhet të bëhet nga komisonerë jopolitikë dhe se kjo rekomandohet edhe në propozimin e PD.

"Është një propozim në përputhje me OSBE/ODIR propozimi ja lë procesin votimit dhe numërimin e votave komisionarëve që caktohen jopolitikisht. Administrimi i votimit është jopolitiok. 

Numërimi të bëhet nga numërues jopolitik. Dhe rezultatet do të ndjeke të njëjtin koncept. Ne ajo që propozojmë është rinumërimi, nëse komisioneri do të prek votën të ndiqet penalisht është e  papranueshme që hajduti të marrë vetën një gjobë.

Propozimi nga Gjyknuri është në 2 forma, ose pranoni versionin ekzistues  të administratës politike që e kontrollon mazhoranca, ose  të kaloj në një model ku komisionerët të jene të pavarur nga partitë politike por të varur nga qeveria. Ajo që është ne veprim duke refuzuar këtë propozim gjithashtu u përvijua një linjë drejt një miratimi të njëanshëm", tha Bylykbashi

Ndërkaq po në dalje të mbledhjes së reformës Gjiknuri tha se kërkesa e PD nuk është përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIR-it.

“Për çështjen e  sistemit do paraqiten nga Hajdari disa opsione.  PD nuk paraqiti ndonjë propozim. Ramë dakord që të merrnim një mendim nga ata, si do të vazhdohet nëse do kemi dakordësi për drejtimin e sitemit.

Sa i përket propozimeve të PD... Është një sitem i përfaqësimit politik, që do të thotë se vendimarrjet i kanë përfaqësuesit politik.

Kërkojmë që partitë të heqin duart nga zgjedhjet... PS është e hapur për të diskutuar me sistemin. Ne nuk kemi propozuar diçka sepse jemi  dakord për këtë sistem. Çështja e sistemit është një çështjeve që kërkon më shumë konsultime.

Formula që kanë paraqitur ekspertët teknik është e mirë, e hapur e balancuar që përbëhet nga çdo shtetas. Unë mendoj se ka ardhur momenti ti drejtohemi ODIR se cili nga propozimet është në përputhej em rekomandime e tyre”, ka thënë Gjiknuri.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090658664703369
array(1) { ["section"]=> string(145) "reforma-gjiknuri-partite-te-heqin-duart-nga-zgjedhjet-pd-sistem-te-perfaqesimit-politik-bylykbashi-propozimi-yne-ne-perputhje-me-osbe-odir-197970" }