Reforma kushtetuese, Renzi kërcënon me dorëheqje

Publikuar tek: bota, më 23:39 29-12-2015 Reforma kushtetuese, Renzi kërcënon me dorëheqje

Kryeministri italian, Matteo Renzi deklaroi sot se do të jepte dorëheqjen nëse reforma kushtetuese e ndërmarrë nga qeveria e tij do të refuzohej në një referendum që pritet të zhvillohet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Paketa e reformave, që nuk ka marrë ende miratimin nga ana e parlamentit, forcon pushtetin qendror ekzekutiv në kurriz të administrimit lokal për t’i dhënë Italisë një qeverisje të qëndrueshme.

“Nëse e humb referendumin, atëhere përvoja ime politike duhet të konsiderohet e dështuar”, deklaroi Renzi në konferencën tradicionale të shtypit.

”Referendumi duhet të mbahet rreth mesit të tetorit”, shtoi ai, transmeton Ata.

Kjo reformë shndërron Dhomën e Lartë të parlamentit në një asamble me 100 vende, e mbushur me politikanë rajonalë dhe lokalë, me vendimmarrje të kufizuar për çështjet kombëtare. Ajo i jep fund praktikës që legjislacioni të miratohet nga dy dhomat e parlamentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091710090637207
array(1) { ["section"]=> string(53) "reforma-kushtetuese-renzi-kercenon-me-doreheqje-28829" }