REFORMA madhore për ENERGJINË/ Drejtori i Tiranës: Investuam për 450 kabina elektrike, këtë dimër nuk do vuajmë mungesën e dritave

Publikuar tek: aktualitet, më 15:21 30-08-2019 REFORMA madhore për ENERGJINË/ Drejtori i Tiranës: Investuam për 450 kabina elektrike, këtë dimër nuk do vuajmë mungesën e dritave Klevis Jahaj, drejtor i OSHEE për Tiranën

Drejtori i OSHEE për Tiranën Klevis Jahaj thotë se deri në fund të shtatorit do të investohet në 450 kabina elektrike në kryeqytet, cka do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me energji elektrike të të gjitha zonave.

“Thuajse kanë mbaruar punimet te Komuna e Parisit dhe në Selitë, aktualisht po punojmë në Ali Dem dhe në zonën e ish-Bllokut, ku puna është më intensive, si dhe në zonën e Laprakës, etj. Investime po kryhen edhe në zonat përreth Tiranës, që i përkasin kësaj bashkie, por edhe Bashkisë Vorë” tha Klevis Jahaj, I ftuar në rubrikën Opinion në News24.

Drejtori për Tiranën nuk u mor me akuzat e opozitës por tha se OSHEE ka marrë të gjitha masat për të mos ndërprerë energjinë elektrike në asnjë zonë të Shqipërisë.

“Ne kemi bërë gjithmonë njoftime për stakimet e energjisë gjatë kohës që kryhen punimet, pasi këto punë nuk bëhen në prezencë të energjisë. Mendojmë se deri në fund të shtatorit ndërhyrja në këto 450 kabina do të jetë mbyllur, në mënyrë që t’i paraprijmë periudhës tetor-nëntor-dhjetor. Do të kemi një rrjet të standardeve bashkëkohore”, tha Jahaj.

Ai shtoi se në rastet që janë gjetur abuzime, janë marrë edhe masat përkatëse, por gjithë investimet kanë përmirësuar ndjeshëm edhe uljen e nivelit të humbjeve në rrjet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073838233947754
array(1) { ["section"]=> string(134) "reforma-madhore-per-energjine-drejtori-i-tiranes-investuam-per-450-kabina-elektrike-kete-dimer-nuk-do-vuajme-mungesen-e-dritave-176744" }