Reforma në Akademinë e Shkencave, Artan Fuga zbulon skandalin e radhës

Publikuar tek: aktualitet, më 09:51 08-09-2017 Reforma në Akademinë e Shkencave, Artan Fuga zbulon skandalin e radhës

Profesori dhe akademiku i njohur Artan Fuga jep një tjetër alarm lidhur me drejtimin dhe reformimin e Akademisë së Shkencave.

Përmes një letre dërguar sekretarit të ASH, Vasil Tole, Fuga zbulon një tjetër skandal. Sipas tij, ka qenë kyesia e Akademisë të shkencave, ajo që ka penguar për një dekadë reformimin e Akademisë të Shkencave.

POSTIMI I PLOTË

Reforma e Akasemisë të shkencave nuk mund të realizohet nën "thundrrën" e kryesisë që e ka penguar reformën! 
________________
Skandali i radhës!

Kryesia e Akademisë të shkencave, që ka penguar për një dekadë reformimin e Akademisë të Shkencave cakton, sipas informacioneve nga vetë ajo në media, se nga do të vijnë anëtarë të jashtëm të këtij komisioni si edhe cakton me emër edhe një zonjë tjetër atje! 
---------------------------

Kushti i parë i reformimit të Akademisë të Shkencave - dorëheqja e gjithë kryesisë ! (Nga letra drejtuar sekretarit të saj Akademik Vasil Tole) :

Cilat janë parametrat që dezinjojnë këtë fazë përgatitore në këndvështrimin tim ? 
Së pari, dorëheqja e të gjithë kryesisë, duke ja kaluar administrimin e përditshëm për një periudhë katër mujore sekretarit të saj. 
As nuk mund të mendohet se mund t’i hapet rruga reformimit të Akademisë të Shkencave nëse kryesia e saj nuk jep dorëheqjen. Dhe kjo, jo vetëm sepse ajo është përgjegjësja kryesore për venitjen e aktivitetit të institucionit, i cili ka humbur besimin publik, por edhe sepse ajo ka penguar të gjitha përpjekjet reformuese brenda saj, për një kohë të gjatë, në mënyrë të vendosur dhe me ndërgjegje, duke : 
- lejuar trafiqet e influencave në përzgjedhjen e akademikëve, 
- duke bërë të lulëzojnë konfliktet e interesit, 
- si edhe duke menaxhuar ndonjë projekt shkencor aty-këtu, jashtë normave të transparencës dhe të thirrjeve publike, 
- duke paraqitur gjithashtu një bilanc vjetor krejt amator, pa parametrat e duhur dhe jo të vërtetë, 
- bazuar në një platformë jashtë statusit të saj ligjor 
- dhe mbështetur në një koncept me mbeturina të theksuara dogmatike dhe të metodologjisë të së kaluarës totalitare. 
Por edhe konkretisht, nga vendimi i fundit i kryesisë, del se ajo ose nuk e do një reformim të vërtetë, ose dëshiron ta mbajë atë nën kontroll. 
Përgjegjësit e stagnacionit dhe të rënies të Akademisë nuk mund të jenë edhe drejtuesit e procesit të reformimit të saj ! 
Zoti sekretar ! 
Ju thoni se komisioni reformator do të ketë të gjitha atributet përfaqësuese dhe negociuese të Akademisë ! 
Nuk ngopemi dot me lugë të zbrazët sepse personalisht kam më shumë se pesë vjet që përplas kokën në këto lojra ! 
Nëse përfaqësimin asambleja, sipas propozimit të kryesisë, do t‘a kalojë te komisioni i reformimit, atëhere cfarë i mbetet kryetarit dhe kryesisë të Akademisë ?! 
Do të ketë Akademia dy koka përfaqësimi ? 
Doni ta fusni Akademinë në një proces pa fund bllokimesh dhe tensionesh mes një komisioni me të drejta përfaqësuese të plota, dhe një kryesie të zgjedhur nga asambleja për t’a drejtuar atë ? 
Kjo mua më paraqitet logjikisht si një taktikë jo e pastër që kryesia të presi në dhomën tjetër sa komisioni të mbarojë reformimin, dhe pastaj t’a rimarri ajo drejtimin , pikërisht atë drejtim që nuk ka dashur ta ndjeki në vite. 
Aq më shumë unë nuk kam asnjë besim, që kryesia pas zgjedhjeve farsë të organizuara, pa bilanc, pa kandidatë rivalë, pa platforma serioze pune, nuk do të tentojë t’a influencojë Komisionin reformues, i cili do të punojë me rrezikun e presioneve nga jashtë. 
Prandaj, përpara sa të nxitoheni për të kërkuar ngritjen e komisionit reformator, që as e kishit në mendje një javë më parë, ndiqni shembull

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025047063827515
array(1) { ["section"]=> string(75) "reforma-ne-akademine-e-shkencave-artan-fuga-zbulon-skandalin-e-radhes-91576" }