Reforma në Drejtësi, Arjan Curi: Konflikti Rama-Meta drejt luftës finale

Publikuar tek: aktualitet, më 22:46 22-11-2019 Reforma në Drejtësi, Arjan Curi: Konflikti Rama-Meta drejt luftës finale Analisti Arjan Curi

Analisti Arjan Curi ka deklaruar se konflikti Rama-Meta po shkon drejt luftës finale dhe se lufta po ndodh në terrenin e ndërkombëtarëve.

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Curi ka thënë se SHBA ka investuar shumë në Reformën për Drejtësi dhe do të kërkojë heqjen e sistemin të Drejtësisë nga duart e këtyre dhe ta dërgojnë në duart të tjera të sigurta.

‘Sigurisht që është luftë finale, por nuk zbatohet, nuk ushtrohet në Tokë, por në ajër. Nuk bëhet as në terrenin e Metës, të Ramës, por në terrenin e ndërkombëtarëve, në këtë rast të amerikanëve.

Ajo SHBA që luan këtu tek ne, kanë vendosur që ta çojë Reformën në Drejtësi deri në fund sepse është investimi i tyre dhe t’ia heqin sistemin e drejtësisë atyre që e kishin në duar dhe ta çojnë në duar të tjera.  Kanë marrë vendim tanimë që do ta marri Rama.

Meta vetëm nëse arrin të bindi popullin shqiptar të ngrihet në këmbë, mund të ketë një stepje të ndërkombëtarëve’, ka thënë Curi.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.070327997207642
array(1) { ["section"]=> string(77) "reforma-ne-drejtesi-arjan-curi-konflikti-rama-meta-drejt-luftes-finale-186862" }