REFORMA NË DREJTËSI/ Nga lidhjet farefisnore, njohjet, favorizimet, sigurimsat, gjyqtarët… Çfarë i dorëzoi opozita zyrtares Europiane (DOSJA E PLOTË- EMRAT)

Publikuar tek: politike, më 12:45 06-04-2019 REFORMA NË DREJTËSI/ Nga lidhjet farefisnore, njohjet, favorizimet, sigurimsat, gjyqtarët… Çfarë i dorëzoi opozita zyrtares Europiane (DOSJA E PLOTË- EMRAT) Nga takimi

Genoveva Ruiz Calavera, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) vizitoi dy ditë më parë Tiranën në kuadër të krizës politike të krijuar pas daljes së opozitës nga sistemi.

Zyrtarja europiane nuk takoi liderët Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi por përfaqësues të opozitës si ish deputetët Aldo Bumçi, Oerd Bylykbashi, Klajda Gjosha dhe Silva Caka.

Ish-deputetët e opozitës i kanë dorëzuar në tavolinë zyrtares së BE lidhur me Reformën në Drejtësi, një dosje ku shkruhet për lidhjet farefisnore, miqësitë, favorizimet, gjyqtarët në gjyqet politike apo spiunë ish-sigurimit të Shtetit.

PD e nis me kryeprokuroren Arta Marku, të cilën e lidhin me emrin e Ulsi Manjës, deputetit të PS.

“Prokurorja e Përrgjithsme zj. Marku përfilet për një njohje të hershme me kryetarin e Komisionit të Ligjeve në Kuvend. Ulsi Manja (Ish-prokuror) për shkak se ky i fundit ka qenëdrejtues i Prokurorisë në Shkodër ku dhe zj.Marku ka ushtruar detyrën si prokurore, pra eprori i saj”, thuhet në dosjen e PD.

Gjithashtu prokurorja e përgjithshme Zj.Marku, ka një miqësi të hershme me deputeten e PS Ermonela Felaj, edhe kjo e fundit, një ish-prokurore, kryetare e Komisionit të Sigurisë në Kuvend dhe ish ministre në kabinetin e qeverisë Rama 1".

Më tej në dosje flitet edhe për prokurorë të afruar prej Markut.

“Prokurorë të afruar prej saj me anë të komandimeve (rritjeve të përkohshme në detyrë) kandiduan dhe fituan duke u bërë pjesë e KLP. Këtu përmendim rastin e Prokurorit Besnik Cani, i emëruar prokuror në Elbasan prej dhjetorit 2017, është komanduar si këshilltar pranë Arta Markut”, thuhet më tej në dosjen e PD dorëzuar zyrtares Calavera.

“Marku ka ndihmuar në këtë organ të zgjidhen prokurorë që kanë qenë bashkëpunëtorë dhe të favorizuar nga ish sigurimi i Shtetit para viteve 1990, siç është rasti i prokurorit Bujar Sheshi, sot, anëtar i KLP”.

Në dosje nuk lihet pa përmendur as Saimir Tahiri dhe prokurori i çështjes Besim Hajdarmataj.

“Prokurorë që kishin në hetim çështje të nxehta si ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, si psh. drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, z. Besim Hajdarmataj u transferua me rekomandim në punë në Pogradec”.

Më tej demokratët përmendin Donika Prelën duke thënë se “ka ndihmuar familjarë të drejtuesve të PS, në një çështje penale që ishte përfshirë djali i kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi”. Sigurisht, demokratët nuk mund të harronin Gent Ibrahimin, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Është zgjedhur si pjesë e këtij organi me konflikt të pastër interesi dhe në kundërshtim me kërkesat e ligjit. Ai është kunati i një eksponenteje të lartë të PS, konkretisht i deputetes së PS Mimi Kodheli e cila ka qenë ish-ministre e Mbrojtjes në kabinetin qeveritar Rama 1 dhe aktualisht kryetare e Komisionit të jashtëm në Kuvend.

Genti Ibrahimi është njëkohësisht bashkëshort i motrës së deputetes Kodheli, zj. Alba Kodheli e cila ka qenë një prej këshilltareve ligjore të ish-ambasadorit Lu që ka shoqëruar këtë të fundit në gjithë takimet e tij gjatë realizimit të reformës legjislative në Drejtësi, si dhe pjesëmarrëse në procesin reformues si eksperte lokale e komisionit OPDAT”, thuhet në dosje.

Më tej përmenden një sërë emrash gjyqtarësh si bashkëpunëtorë të Ish Sigurimit të Shtetit si Bujar Sheshi, anëtar i KLP, apo Nurihan Seiti, anëtarja tjetër e KLP që sipas PD, është denoncuar se ka qenë pjesëmarrëse para viteve ’90 si prokurore në gjyqe politike.

Gjithashtu PD citon në raport edhe Naureda Llagamin, e cila është zgjedhur edhe kreyetare e KLGJ. Sipas PD ajo njihet njihet publikisht si mike e ngushtë e Klotilda Ferhatit, deputete e PS njëherazi anëtare e Komisionit të Ligjeve. Gjithashtu sipas PD, Llagami është mike e ngushte e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj.

Anetarja e KLGJ Fatmira Luli përmendet në dosje si pjesëmarrëse e gjyqeve politike para viteve 90.

Anëtari tjetër i KLGJ, shkruan PD në dosje, Erion Muharremaj është person i angazhuar politikisht pranë PS.

PD e cilëson si të paligjshme garën për Inspektor të Lartë të Drejtësisë duke pretenduar se 12 kandidatët kanë lidhje familjare në shkallë të parë apo janë të lidhur me funksionarë politikë të mazhorancës socialiste.

Më poshtë newsbomb.al ju sjell dosjen e plotë, që përfaqësuesit e opozitës i kanë dhënë në tavolinë Drejtoreshës së Komisionit Europian Genoveva Ruiz Calavera e cila nga ana tjetër bëri thirrje që palët të bëhen bashkë për të mirën e vendit. / Anta Muçaku

 

56182481_566771573726495_4267482812430417920_n.jpg

56770621_401047207358644_3311196691729743872_n.jpg

56422396_276416509943840_23843669857533952_n.jpg

56770587_263973394508191_8808412886788472832_n.jpg

56760725_983963011797617_1498033882165936128_n.jpg

 

56757381_419399585302972_7964623100715204608_n.jpg

56405456_379206672666331_7997439515599831040_n.jpg

56382676_272426550326554_7718747432883847168_n.jpg

 

           

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025967121124268
array(1) { ["section"]=> string(154) "reforma-ne-drejtesi-nga-lidhjet-farefisnore-njohjet-favorizimet-sigurimsat-gjyqtaret-cfare-i-dorezoi-opozita-zyrtares-europiane-dosja-e-plote-emrat-159395" }