Reforma në drejtësi, Nishani: Duhet vullnet, jo në funksion të militantizmit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:17 27-01-2015 Reforma në drejtësi, Nishani: Duhet vullnet, jo në funksion të militantizmit

Reforma në drejtësi ka mbledhur krerët më të lartë të shtetit, përfaqësues të institucioneve europiane, opozitës dhe shoqërisë civile, në një tryezë të përbashkët ku u diskutua për nevojën e ndërmarrjes së një reforme të qëndrueshme dhe afatgjatë.

I ftuar në këtë tryezë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, deklaroi se të gjitha institucionet dhe aktorët e përfshirë në sistem janë të vetëdijshëm për nevojën e reformës në drejtësi, por për realizimin e saj nuk kërkohet vetëm dëshirë, por nevojitet edhe vullnet”.

Duke e konsideruar reformën në drejtësi një prioritet madhor, Nishani theksoi se kjo reformë nuk mund të bëhet në funksion të militantizmit partiak, apo për të përqendruar gjithë pushtetin në një dorë të vetme.

Kreu i Shtetit vlerësoi asistencën dhe mbështetjen e Komisionit të Venecias dhe Këshillit të Evropës për sistemin e drejtësisë, ndërsa theksoi se shoqëria shqiptare i ka kapacitetet për të realizuar këtë reformë.

Lidhur me çështjen e pagave të sistemit të drejtësisë, Nishani u shpreh për rritjen e pagave të gjyqtarëve, si një mënyrë për të inkurajuar gjyqtarët e ndershëm në punën dhe misionin e tyre. “Jam i vetëdijshëm se ky nuk është mekanizmi i vetëm në luftën kundër korrupsionit”, deklaroi kreu i shtetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paradë Gay më 11 qershor
Beqaj: Mjekët, testim teorik dhe praktik në 4 rajone »
Article Logic
Execution time: 0.010954856872559
array(1) { ["section"]=> string(78) "reforma-ne-drejtesi-nishani-duhet-vullnet-jo-ne-funksion-te-militantizmit-1616" }