Reforma në Drejtësi, Patozi: Problemi është sistemi, privilegjet e shumta e kanë kthyer kryeministrin në përbindësh

Publikuar tek: aktualitet, më 20:44 20-09-2019 Reforma në Drejtësi, Patozi: Problemi është sistemi, privilegjet e shumta e kanë kthyer kryeministrin në përbindësh Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka deklaruar se me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahirin nuk është i kënaqur por sipas tij drejtësia e sotme është më e mirë se ajo e djeshmja.

I ftuar në emisionin 'Java' në RTSH, Patozi theksoi se problemi është sistemi, sepse i ka dhënë privilegje një kryeministri për tu kthyer në një përbindësh.

'Kanabizimi dhe lidhja e politikëxs me krimin, ka qenë një fenomen që ka ekzistuar. I gjithë procesi e evidentoi këtë fakt, pastaj implikimi i drejtëpërdrejt i ish-ministrit të brendshëm apo i qytetarit Sajmir Tahiri nuk kishte shumë rëndësi për publikun mendoj unë.

Unë kam paragjykimet e mia dhe rezervat e mia për drejtësinë, por natyrisht me atë që ndodhi dje nuk jam i kënaqur. Drejtësia që unë pres nuk është ajo e djeshmja, por di të them edhe një gjë që drejtësia e sotme është shumë më e mirë se ajo e djeshme.

Mbi të gjitha fati personal i Sajmir Tahirit, mund të jetë në fokusin e miqve apo armiqve personal. Por procesi i Sajmir Tahirit ka impakt sepse politikanët kanë mësuar që nuk është më si dikur. Vetëm shembulli i dhënë unë besoj që është edukues.

Sajmir Tahiri deri para dy vjetësh aspironte për të qenë pasardhësi i Ramës, sot diskutohet se do të shpëtojë apo nuk do të shpëtojë nga dënimi. Unë besoj që reforma në drejtësi në rast se mund të aplikohet në mënyrë cilësore, do të jetë rrethimi i politikanëve me ligj. 

Më mirë një drejtësi me pak probleme por e rinovuar për të ndëshkuar edhe politikanë të rangeve të larta sesa këtë drejtësi që kemi. Problemi është sistemi, sepse i ka dhënë privilegje një kryeministri për tu kthyer në një përbindësh', tha koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024984836578369
array(1) { ["section"]=> string(119) "reforma-ne-drejtesi-patozi-problemi-eshte-sistemi-privilegjet-e-shumta-e-kane-kthyer-kryeministrin-ne-perbindesh-179194" }