Reforma në drejtësi, Rama flet për 'peshqit e mëdhenj': Çfarë lloj peshe kanë pasur ata mbi shpatullat e vendit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:06 11-04-2019 Reforma në drejtësi, Rama flet për 'peshqit e mëdhenj': Çfarë lloj peshe kanë pasur ata mbi shpatullat e vendit

Duke folur për reformën në Drejtësi e cila ka qenë një nga kushtet për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, kryeministri Edi Rama foli edhe për 'peshqit e mëdhenj'.

'Kujt është mësuar të flasë dhe recitojë përmendësh edhe në hapësira të ndryshme demokratike të vendeve të BE për peshq të mëdhenj, i duhet dhënë një përgjigje shumë e thjeshtë, çfarë lloj peshqish janë ata që sot janë përjashtuar nga sistemi i Drejtësisë? Janë të vegjël? Ç ‘peshq kanë pasur ata mbi shpatullat e këtij vendi dhe sa e kanë penguar këtë vend të bëjë një luftë me krimin dhe korrupsionin në proceset hetimore apo gjyqësore? Dhe përgjigja është shumë e qartë, e kanë penguar jashtëzakonisht shumë duke vënë precedentë të rrezikshme që janë kthyer në normë e duke e kthyer pandëshkueshmërinë në normë.

Mbi 60 gjyqtarë e prokurorë të përjashtuar nga sistemi, që do të thotë se një peshë e madhe është hequr dhe një lehtësim i madh i është bërë procesit të funksionimit të institucioneve të pavarura të drejtësisë', u shpreh Rama.

Gjatë fjales së tij, Rama tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për anëtarësim.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029090166091919
array(1) { ["section"]=> string(114) "reforma-ne-drejtesi-rama-flet-per-peshqit-e-medhenj-cfare-lloj-peshe-kane-pasur-ata-mbi-shpatullat-e-vendit-160001" }