Reforma në Drejtësi, Zaev: BE pezulloi modelin shqiptar të Vettingut në Maqedoninë  e Veriut  

Publikuar tek: rajon, më 23:41 22-11-2019 Reforma në Drejtësi, Zaev: BE pezulloi modelin shqiptar të Vettingut në Maqedoninë  e Veriut   Kryeministri i Maqedonise se Veriut, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se eksperienca shqiptare me vettingun në drejtësi dhe problemet që ajo shfaqi ka bërë që BE-ja të pezullojë aplikimin e të njëjtës reformë në shtetin fqinj, Maqedoninë e Veriut.

 

Në një intervistë për A2CNN, kryeministri Zaev ka pranuar se ishte Brukseli që e frenoi në nisjen e këtij procesi.

‘Unë e pata premtuar në zgjedhje, jo vetting, por atë që e cilësoj njohje e së drejtës për t’u rizgjedhur e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit. Por, kur mora detyrën, BE nuk dha mundësi të nisja procesin. Pse? Sepse ndoshta duhet të ndiqnin si po shkonte në Shqipëri, si do të mbyllej. Ata na thanë se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh.

Të bësh presion është mirë. Shpresoj, presion pozitiv. Por, ata do të shohin më shumë luftë ndaj korrupsionit. Do të shohin se vlerësojmë taksat e paguara nga qytetarët në Francë apo Gjermani, si ne ndërtojmë rrugë, autostrada, sepse ata kanë shpenzuar shumë para në rajon. Ata do të shohin se ne vlerësojmë. Ne shpresojmë që të ketë impakt pozitiv tek Bashkimi Europian, por më së pari ne e bëjmë këtë për qytetarët tanë’, tha Zaev.

Kryeministri maqedonas nuk e mohon se bashkimi në të ashtuquajturin Shengen Ballkanik synon shtimin e presionit ndaj Unionit Europian për të përshpejtuar procesin e integrimit.

Zaev zbulon se ideja e Shengenit Ballkanik lindi gjatë një takimi në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

‘Ne u takuam aty, po pinim verë dhe nisëm të flisnim për këtë. Biseduam për procesin e Berlinit, për integrimin europian, Vuçiç na tha se do të zhgënjeheni, ndërsa ne besonim kaq shumë. Gjatë këtyre diskutimeve, folëm për krijimin e One Stop Shop me Maqedoninë dhe të përgatiteshim dhe me Shqipërinë. Dhe vlerësuam se nuk është mjaftueshëm. Disa e quajnë Mini Shengen, disa Mini Jugosllavi, disa të tjerë nuk e di se çfarë. Është përshpejtim i bashkëpunimit rajonal’ ka përfunduar Zaev.   

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019773006439209
array(1) { ["section"]=> string(96) "reforma-ne-drejtesi-zaev-be-pezulloi-modelin-shqiptar-te-vettingut-ne-maqedonine-e-veriut-186864" }