Reforma Zgjedhore, aleatët irritohen me PD dhe LSI-në: Opozita të dalë urgjentisht me një produkt të vetin

Publikuar tek: politike, më 19:05 23-10-2019 Reforma Zgjedhore, aleatët irritohen me PD dhe LSI-në: Opozita të dalë urgjentisht me një produkt të vetin Krterai i Partise Republikane, Fatmir Mediu

Kreu i Republikanëve Fatmir Mediu shprehet se opozita duhet urgjentisht të dalë me një produkt të vetën për reformën zgjedhore pasi ky proces duhet të mbarojë.

Mediu shron pyetjen se nëse opozita mednon për zgjedhje të parakohshme, si do të bëhen ato kur nuk ëhstë bërë ende Reforma Zgjedhore. Duke folur për A2 CNN, Mediu ka theksuar se Opozita para se të ketë një draft, duhet të ftojë mazhorancën dhe faktorë të shoqërisë civile dhe ndërkombëtarë për ta prezantuar atë.

“Ajo që më intereson më shumë është produkti. Është një tallje me procesin e reformës zgjedhore. Është detyrë e opozitës, në radhë të parë, që të kuptojë që ky proces duhet të mbarojë. Ne duhet ta bëjmë të mundshëm sa më parë. Nuk është e rëndësishme ulja në tryezë, por të kuptosh se çfarë do.

Unë nuk e kam kompleksin se me kë po ulem. Unë nuk e di çfarë kanë thënë Basha apo Kryemadhi. Unë them që urgjentisht, opozita shqiptare duhet të dalë me një produkt. A duam ne të kemi zgjedhje të parakohshme, por si do t’i bëjmë pa reformë zgjedhore?! Opozita duhet të jetë serioze në atë që propozon. Unë propozoj: Opozita para se të ketë një draft, duhet të ftojë mazhorancën dhe faktorë të shoqërisë civile dhe ndërkombëtarë për të prezantuar draftin e saj. Nëse ka vullnet, “çështja kush je ti, kush jam unë”, nuk ka vlerë. Vlerë ka produkti që do të prodhosh”, është shprehur Fatmir Mediu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020121812820435
array(1) { ["section"]=> string(111) "reforma-zgjedhore-aleatet-irritohen-me-pd-dhe-lsi-ne-opozita-te-dale-urgjentisht-me-nje-produkt-te-vetin-183225" }