“Gjyqtarët pa vetting s’mund të kandidojnë në zgjedhje” kështu tha sot në një deklaratë për mediat deputeti socialist Taulant Balla.
Balla i bëri thirrje Partisë Demokratike të marrë pjesë në reformën zgjedhore. Sipas socialistit kundërshimi i këtij vendimi nga PD do të ishte fyerje e rëndë.
“Në emër të grupit do të bëj disa propozime për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Ne do të prezantojmë një shtesë, që parashikon ndalimin e pjesëmarrjes në zgjedhje të kandidaturave që mund të vijnë nga sistemi i drejtësisë, por që nuk i janë nënshtruar vettigut.
Gjyqtarët pa vetting s’mund të kandidojnë në zgjedhje. Ftojmë kolegët e PD-së të marrin pjesë në reformën zgjedhore. Ne propozojmë që do të konsiderohen në detyrë edhe ata që i janë nënshtruar dorëheqjes.
Sikurse Kuvendi ka miratuar edhe ligjin për parandalimin e personave me rekorde kriminale që të përfshihen në procesin zgjedhor, ne synojmë që të merret në konsiderat nga komisioni i reformës, nëse nuk merr pjesë PD ne do ta bëjmë këtë në bazë të ligjit. Besoj se PD nuk do të dalë kundër këtij vendimi, do të ishte fyerje e rëndë. ” tha Balla.