Reforma Zgjedhore, Balla sërish ftesë opozitës: Nuk kam dashuri për Lulzim Bashën, por....

Publikuar tek: politike, më 11:16 12-09-2019 Reforma Zgjedhore, Balla sërish ftesë opozitës: Nuk kam dashuri për Lulzim Bashën, por....

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë edhe njëherë ftesë opozitës për të miratuar Reformën Zgjedhore.

Teksa në Kuvend diskutohet sot vota e emigrantëve, Balla theksoi edhe njëherë bashkëpunimin e nevojshëm me opozitën jashtë parlamentare.

"Teksa janë bërë reforma është punuar me opozitën. Merren për bazë rezultatet e zgjedhjeve të fundit. Dhe në këto rezultate PD dhe LSI janë parti që rezultojnë parlamentare. Harrojeni që unë të kem dashuri për Lulzim Bashën. Në këtë këndvështrim në komisionin e reformës i është lënë edhe një karrige bosh opozitës. Nëse ata nuk duan ta bëjnë kjo nuk do të thotë se reforma zgjedhore do të mbetet peng. Komisioni prej dites së sotme do të ketë edhe dy anëtarë të tjerë", tha Balla.  

Ndërkaq, më pas replikoi deputeti Myslim Murrizi i cili iu drejtua Ballës duke thënë se "Nuk kemi nevojë për botoks. Të ndryshojë sistemi i 2008-ës."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021208047866821
array(1) { ["section"]=> string(90) "reforma-zgjedhore-balla-serish-ftese-opozites-nuk-kam-dashuri-per-lulzim-bashen-por-178180" }