Reforma Zgjedhore drejt finalizimit, Basha mbledh ekspertët në zyrën e PD

Publikuar tek: politike, më 11:15 04-06-2020 Reforma Zgjedhore drejt finalizimit, Basha mbledh ekspertët në zyrën e PD Foto nga nje mbledhje e Bashes me aleatet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të presë në selinë e PD ekspertët për sistemin zgjedhor.

Bëhet me dije se në mbledhje do të marrin pjesë Enkelejd Alibeaj, Ivi Kaso, Çlirim Gjata dhe Oerd Bylykbashi, ku ky i fundit është përfaqësuesi i PD në tryezën e Këshillit Politik.

Takimi në selinë e PD do të mbahet pas takimit të ambasadorëve me Këshillin Politik, ndërsa ambasadorja Kim ditën e djeshme e ka lënë topin në fushën e Bashës, pasi kërkon nga PD që të firmosë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Kujtojmë që pak më parë ka nisur edhe mbledhja e ambasadorëve Kim, Norman, Borchardt, Zingraf dhe përfaqësuesve të OSBE në zyrën e Luigi Sorecas, për të diskutuar mbi detajet e fundit për Reformën Zgjedhore.



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094819068908691
array(1) { ["section"]=> string(79) "reforma-zgjedhore-drejt-finalizimit-basha-mbledh-ekspertet-ne-zyren-e-pd-209024" }