Nis mbledhja në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Ndërkaq, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri, deputetë të opozitës dorëzuan në Kuvend propozimin për ndryshimin e sistemit proporcional kombëtar me lista të hapura.
"Do të propozojmë ndryshimin e sistemit Zgjedhor. Ndryshimi i sistemit, është kërkuar jo vetëm nga ne, por nga të gjithë përveç Ramës dhe Bashës. Ne kërkojmë një sistem të listave të hapura që qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre", tha Murrizi për mediat.