Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: PS e hapur për depolitizimin e komisionerëve, javën e ardhshme diskutojmë objektivat e OSBE

Publikuar tek: politike, më 20:29 10-10-2019 Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: PS e hapur për depolitizimin e komisionerëve, javën e ardhshme diskutojmë objektivat e OSBE Deputeti socialist Damian Gjiknuri

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri shprehet se Partia Socialiste është e hapur për depolitizimin e qendrave të votimit dhe komisionerëve.

“Duhet të kemi depolitizim të plotë të qendrave të votimit dhe të komisionerëve. Megjithatë, këtë do tja lëmë debatit të hapur për të dëgjuar dhe anëtarët e tjerë të Komisionit. Ne si parti kemi qëndrimin për depolitizim të plotë të qendrave të votimit. Ne jemi të hapur dhe që formuala e KQZ të rishikohet, nuk është se ka rekomandim specifik për të, por ne jemi të hapur të rishikojmë dhe formulën aktuale”, tha Gjiknuri.

Më tej, i pyetur nga gazetarja Mirela Milori për vijueshmërinë e Reformës Zgjedhore, Gjiknuri tha se javën e ardhshme do të diskutohet në Komision për disa nga direktivat e OSBE për përmirësimin e cilësisë së zgjehdjeve.

“Javën e ardhshme do adresojmë direktivat e OSBE si barazia gjinore, fushta në mediat audiovizive e partive politike… Këto janë cështje që ekspertët javën e ardhshme do të vijnë me draft. Do të pranohen disa prej tyre, dhe do diskutohen me të tjerët, edhe me PD nëse është e interesuar”, shtoi Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.008944034576416
array(1) { ["section"]=> string(124) "reforma-zgjedhore-gjiknuri-ps-e-hapur-per-depolitizimin-e-komisionereve-javen-e-ardhshme-diskutojme-objektivat-e-osbe-181565" }