Reforma Zgjedhore, Hajdari thërret grupin demokrat në mbledhje

Publikuar tek: politike, më 13:36 27-09-2019 Reforma Zgjedhore, Hajdari thërret grupin demokrat në mbledhje

Grupi demokrat në Parlament do të zhvillojë ditën e hënë një mbledhje.

Mësohet se mbledhja është thirrur nga deputetja Rudina Hajdari, për të diskutuar për Reformën Zgjedhore. Në këtë mbledhje pritet të merret vendimi për hapat e mëtejshëm.

Ndërkohë dy ditë më parë u zhvillua tryeza për Reformën Zgjedhore, e thirrur nga OSBE, e cila u shoqërua me tensione dhe debate.

Opozita joparlamentare braktisi mbledhjen dhe pak minuta pas saj u largua dhe opozita parlamentare. Pas një mbledhje urgjente, Hajdari dhe Ralf Gjoni u rikthyen në tryzë, por kjo solli sërish debate.

Rudina Hajdari kërkoi ndjesë, teksa u shpreh se veprimi i tyre ishte emocional dhe se nuk mund të lejonin shpërfilljen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021615028381348
array(1) { ["section"]=> string(68) "reforma-zgjedhore-hajdari-therret-grupin-demokrat-ne-mbledhje-179988" }