Reforma Zgjedhore me dy komisione, Rudina HAJDARI: ‘Opozita e bashkuar’ ka përçarje

Publikuar tek: aktualitet, më 20:45 31-10-2019 Reforma Zgjedhore me dy komisione, Rudina HAJDARI: ‘Opozita e bashkuar’ ka përçarje Rudina Hajdari

Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore Rudina Hajdari shprehet se opozita jashtë parlamentit nuk është e bashkuar, por ka divergjenca në lidhje me sistemin elektoral.

Në studion e ‘’Ora News’’, Hajdari shton se aleatë të PD-së kanë shfaqur qëndrime të ndryshme për sa i përket sistemit zgjedhor, pasi disa nuk duan ndryshime, disa të tjerë po.

‘’PD-ja dhe PS-ja e kanë patur prej kohësh mundësinë për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Ata nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të rekomandojnë OSBE-në. Kujtoj që kohë më parë zoti Bylykbashi ka thnënë që nuk është problemi te sistemi, por te çështje të tjera. Por ka probleme të tjera, opozita e bashkuar nuk është e bashkuar, ka përçarje.

Do të doja të kishte një opozitë më të bashkuar, do të doja të isha pjesë dhe unë. Por nuk jam unë shkaku. 6 muaj më parë kur diskutonim për sistemin elektoral, nuk mendohej se mund të bëhej Reformë Zgjedhore, insistova me kolegët e mi që kjo çështje të shkojë deri në fund. Duhej të mos mbetemi pengi dy partive të mëdha. Nuk është mënyra më ideale.

Ata (opozita e bashkuar) janë faktorë. Të mos krijojmë fabula. Nuk diktoj axhendën e PD-së. Disa ndryshuan sistemi, disa të tjerë duan këtë system zgjedhor. Ka liderë të opozitës, që kanë mendime të ndryshme. Po të shihni deklaratat e tyre, duket që ka përçarje’’, shprehet Hajdari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019859075546265
array(1) { ["section"]=> string(86) "reforma-zgjedhore-me-dy-komisione-rudina-hajdari-opozita-e-bashkuar-ka-percarje-184259" }