Reforma Zgjedhore me PD-në dhe LSI-në, RAMA vendos kushtet e tij: Pranojmë bisedime me ta, por kur prevalon interesi i Shqipërisë Europiane…

Publikuar tek: aktualitet, më 14:59 21-09-2019 Reforma Zgjedhore me PD-në dhe LSI-në, RAMA vendos kushtet e tij: Pranojmë bisedime me ta, por kur prevalon interesi i Shqipërisë Europiane… Rama në intervistën e fundit për ''Top Channel''

Rama është i gatshëm të bisedojë me opozitën jashtë parlamentit për finalizimin e Reformës në Drejtësi, por jo të dorëzohet.

Në vazhdim të intervistës për ‘’Top Channel’’, kryesocialisti bëri me dije se pavarësisht vullnetit për të dëgjuar palën kundërshtare për propozimet e Reformës Zgjedhore, ai dhe qeveria e tij do të duhen të zbatojnë detyrën për plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE, qoftë dhe pa bashkëpunimin me PD-në dhe LSI-në.

‘’Nuk dua të hyj në replika me opozitën, sepse e konsideroj të  panevojshme dhe të pafrytshme. Jemi të gatshëm të ulemi në bisedime pa kushte. Si jemi të gatshëm të dëgjojmë, jemi të gatshëm dhe të zbatojmë detyrën. Prevalon interesi i Shqipërisë Europiane mbi interesat e palëve. Prevalon ideja e integrimti mbi mendimet e opozitës.. Damian Gjiknuri e ka shprehur vetë. Nëse opozita dëshiron të ulet në Reformë, ai e rishikon pozicionin e tij si kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi. Por, kjo nuk është e drejtë. Është njësoj si të them nuk jap intervistë për Top-Channelin nëse s’ikën Veliu’’, deklaroi Rama për bisedimet me opozitën jashtë parlamentit për realizimin e Reformës Zgjedhore

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021733045578003
array(1) { ["section"]=> string(143) "reforma-zgjedhore-me-pd-ne-dhe-lsi-ne-rama-vendos-kushtet-e-tij-pranojme-bisedime-me-ta-por-kur-prevalon-interesi-i-shqiperise-europiane-179271" }