Reforma Zgjedhore në Gjeorgji, mijëra protestues kërkojnë miratimin në Parlament

Publikuar tek: bota, më 21:30 17-11-2019 Reforma Zgjedhore në Gjeorgji, mijëra protestues kërkojnë miratimin në Parlament Protestuesit ne Tbilis

Pasi Reforma e re Zgjedhore nuk u miratua nga deputetët në Parlament, mijëra protestues kanë dalur në rrugët e Tbilisit në Gjeorgji, duke kërkuar miratimin e kësaj reforme.

Protestuesit kanë mbajtur flamuj të NATO-s dhe Bashkimit Evropian derisa kanë dëgjuar fjalimet e liderëve opozitarë. Autoritetet ndërkohë nuk kanë raportuar për dhunë dhe incidente të tjera.

Liderët opozitarë kanë tentuar të krijojnë një moment me anë të presionit ndaj ligjvënësve për të tërhequr votën e disa ditëve më parë lidhur me reformat zgjedhore, që aktualisht funksionojnë me anë të përfaqësimit të pjesshëm.

Ky ndryshim ishte parashikuar të ndodhë në vitin 2024, por partitë opozitare kanë ngritur zërin duke theksuar se ky sistem favorizon partinë në pushtet.

Ky votim ka ngjallur kritika edhe nga Këshilli Evropian Parlamentar si dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tbilisi.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077188014984131
array(1) { ["section"]=> string(86) "reforma-zgjedhore-ne-gjeorgji-mijera-protestues-kerkojne-miratimin-ne-parlament-186237" }