Reforma Zgjedhore, nis takimi mes ambasadorëve europianë dhe përfaqësuesve të OSBE në zyrën e Soreca-s

Publikuar tek: politike, më 09:54 04-06-2020 Reforma Zgjedhore, nis takimi mes ambasadorëve europianë dhe përfaqësuesve të OSBE në zyrën e Soreca-s Yuri Kim dhe Luigi Soreca

Zgjidhja e ngërçit politik për Reformën Zgjedhore ka angazhuar maksimalisht edhe ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar që kjo të mbyllet sa më shpejt, edhe pse afati i 31 majit ka skaduar.

Ditën e sotme në orën 11:00 ka nisur edhe takimi i radhës, ku ambasadori i BE, Luigi Soreca ka pritur në zyrën e tij ambasadoren amerikane Yuri Kim, ambasadorin britanik, Duncan Norman, ambasadorin gjerman Peter Zingraf, si dhe përfaqësuesit e OSBE.

Në fokus të bisedimeve do të jetë Reforma Zgjedhore, me palët që duken më afër marrëveshjes se kurrë, por depolitizimi i Administratës Zgjedhore është pika ku palët ndahen mes tyre.

Pas dy ditëve me takime të stërzgjatura në rezidencën e ambasadores Kim, tashmë është radha e Sorecas që të marrë situatën nën kontroll.

Ambasadoret-takim-8.jpegAmbasadoret-takim-4.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086469650268555
array(1) { ["section"]=> string(85) "reforma-zgjedhore-soreca-pret-ne-zyre-yuri-kim-norman-dhe-perfaqesuesit-e-osbe-209001" }