Reforma Zgjedhore, Vasili i bashkohet Gjiknurit e Bylykbashit në takimin me përfaqësuesin e ambasadës së SHBA

Publikuar tek: politike, më 21:43 31-05-2020 Reforma Zgjedhore, Vasili i bashkohet Gjiknurit e Bylykbashit në takimin me përfaqësuesin e ambasadës së SHBA

Petrit Vasili i është bashkuar takimit të Oerd Bylykbashit dhe Damian Gjiknurit me përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Këshillin Politik.

Mbledhja e Këshillit që synon të arrijë dakortësi për reformën zgjedhore nisi rreth orës 19:00 të ditës së sotme, dhe disa minuta më pas u raportuar se përfaqësuesi i ambasadës së SHBA ishte duke zhvilluar një takim veçmas me Bylykbashin e Gjiknurin.

Pak më herët, Partia Demokratike bëri publike disa prej propozimeve që ka hedhur në tavolinë, ku ndër të tjera bie në sy propozimi për “qeverinë kujdestare”, për të cilën PD propozon të formohet 100 ditë para zgjedhjeve, për çdo zgjedhje deri në anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Përfaqësuesi i LSI në këtë takim ka mbajtur qëndrime të njëjta me aleatët demokratë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096559524536133
array(1) { ["section"]=> string(115) "reforma-zgjedhore-vasili-i-bashkohet-gjiknurit-e-bylykbashit-ne-takimin-me-perfaqesuesin-e-ambasades-se-shba-208553" }