Reforma Zgjedhore, vijon mbledhja e Bashës me aleatët në selinë blu

Publikuar tek: politike, më 17:26 04-06-2020 Reforma Zgjedhore, vijon mbledhja e Bashës me aleatët në selinë blu Foto arkive

Sot pak pas orës 14:00 kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një drekë pune me ambasadorin gjerman Peter Zingraf.

 

Takimi diplomatit me Bashën erdhi fill pas një takimi 60 minutësh që ai me pati me kolegët e SHBA, BE dhe OSBE-ODIHR.

Pas takimit me ambasadorin gjerman, kryedemokrati Basha po zhvillon një takim që prej orës 16:20 me aleatët e tij, Monika Kryemadhin, Fatmir Mediun, Shpëtim Idrizin dhe Petrit Vasilin.

Sigurisht në qendër të diskutimeve mbetet reforma zgjedhore. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të ambasadorëve të SHBA-së, BE-së, Britanisë dhe ODIHR, ende nuk ka një marrëvershje përfundimtare për reformën zgjedhore ndërmjet palëve politike. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091359615325928
array(1) { ["section"]=> string(73) "reforma-zgjedhore-vijon-mbledhja-e-bashes-me-aleatet-ne-seline-blu-209045" }