'Reformimi i drejtësisë 'meritë' e Rilindjes', ironizon ish ministri: Duhen falenderuar edhe ambasadorët

Publikuar tek: aktualitet, më 09:05 18-04-2019 'Reformimi i drejtësisë 'meritë' e Rilindjes', ironizon ish ministri: Duhen falenderuar edhe ambasadorët

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se Rilindja e bëri reformimin e drejtësisë ashtu si deshi.

Sipas Manjanit, aktualisht, vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë funksionale, me gjykata të trembura dhe me prokurori të gjithën nën hyqmin e qeverisë.

Ish ministri ironizon duke  u shprehur se kjo është një 'meritë' e Rilindjes dhe  ambasadorët duhen 'falenderuar' që ende vijojnë të mbështesin këtë drejtësi

'I duhet njohur kjo “meritë”...

Duhen “falenderuar” edhe ata ambasadorë që ende vijojnë të mbështesin këtë drejtësi, që nuk garanton më as liritë themelore të Shqiptarëve. 

Ndërkohë shtetet nga këto ambasadorë vijnë po diskutojnë të nga vendosin viza'', shkruan mes të tjerash Manjani.

Postimi i plotë:

Në ka vërtetë “meritë” që i duhet njohur Rilindjes është reformimi i drejtësisë. E bëri si deshi!

Aktualisht, vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë funksionale, me gjykata të trembura dhe me prokurori të gjithën nën hyqmin e qeverisë.

Pra e bënë si deshën dhe tani bëjnë ç’të duan. Ky është fakt i dukshëm tashmë.

Sundimi i ligjit është qartësisht i zëvendësuar me sundimin e pushtetit!

Kushdo që kritikon, proteston, apo pshurr pushtetin arrestohet dhe njëkohësisht dënohet ashpër. Shumë më ashpër se të bësh trafik droge apo ndonjë krim tjetër të rëndë.

Rilindja ja arriti, me drejtësinë e saj të re që trafikantët të lëvizin lirisht ndërsa protestuesit mbushin burgjet!

I duhet njohur kjo “meritë”...

Duhen “falenderuar” edhe ata ambasadorë që ende vijojnë të mbështesin këtë drejtësi, që nuk garanton më as liritë themelore të Shqiptarëve. ☹️☹️

Ndërkohë shtetet nga këto ambasadorë vijnë po diskutojnë të nga vendosin viza...

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028419971466064
array(1) { ["section"]=> string(105) "reformimi-i-drejtesise-merite-e-rilindjes-ironizon-ish-ministri-duhen-falenderuar-edhe-ambasadoret-160878" }