Refugjatët, BE do të ndajë 700 milionë euro për Greqinë dhe anëtaret tjera

Publikuar tek: bota, më 00:38 03-03-2016 Refugjatët, BE do të ndajë 700 milionë euro për Greqinë dhe anëtaret tjera

Bashkimi Evropian (BE) sot shpalosi qëllimin se gjatë tre viteve të ardhshme të ndajë 700 milionë euro ndihma emergjente humanitare me qëllim që Greqia dhe anëtaret tjera të përballen me krizën e refugjatëve.

Komisari i BE-së për Ndihma Humanitare dhe Menaxhim me Kriza Christos Stylianides, i cili sot në Bruksel paraqiti planin e ofrimit të ndihmës theksoi se për këtë vit do të ndahen 300 milionë euro, ndërsa nga 200 milionë euro gjatë dy viteve të ardhshme, shkruan AA.

Ai tha se mjetet do të ndahen “ku është më e nevojshme”, duke aluduar në Greqinë dhe vendet tjera anëtare përgjatë “Rrugës Ballkanike” të cilën refugjatët e përdorin drejt Bashkimit Evropian. Propozimin e tij duhet ta miratojë Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Margaritis Schinas paraprakisht tha se plani i ri nevojitet “për të parandaluar vuajtjet humanitare si rezultat i arritjes së numrit të njerëzve pa precedent në BE”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02451491355896
array(1) { ["section"]=> string(79) "refugjatet-be-do-te-ndaje-700-milione-euro-per-greqine-dhe-anetaret-tjera-34061" }