Refugjatët e Tanzanisë në ankth, sot afati i fundit për t'u kthyer në atdhe

Publikuar tek: bota, më 11:00 01-10-2019 Refugjatët e Tanzanisë në ankth, sot afati i fundit për t'u kthyer në atdhe

Sot është afati i fundit që qeveria tanzaniane ka vendosur për largimin me forcë të 220,000 refugjatëve burundianë.

Gjithsesi, ende nuk ka shenja për një largim të menjëhershëm. “Ata (qeveria tanzaniane) na kanë thënë se një ditë do të zgjohemi dhe do të shohim se autobuzët janë duke na pritur për të na marrë,” tha njëri nga refugjatët për BBC.

Ministri i Tanzanisë, Kangi Lugola, në muajin gusht tha për BBC se ky veprim do të bëhet “duan apo nuk duan ata”.

Refugjatët të cilët janë ndarë në tre kampe në Tanzaninë jug-perëndimore, janë shprehur të frikësuar se do të kthehen ne Burundi pavarësisht zgjedhjes së tyre.

Jetët e disa prej tyre mund të jenë në rrezik nëse do të detyrohen te kthehen.

Zëdhënsja rajonale e kampit të refugjatëve, Dana Hughes, tha se agjensia i ka kërkuar qeverisë Tanzaniane dhe asaj së Burundian të mos i largojë refugjatët kundrejt dëshirës së tyre.

Një lajm i fundit tha se ka patur “shkelje serioze të të drejtave të njeriut” kundër antarëve të opozitës në Burundi, para zgjedhjeve të 2020-ës.

Burundi është i prirur për t’i treguar ndërkombëtarëve se i ka kapërcyer efektet e krizës së vitit 2015.

i Lugola tha për BBC se Tanzania ka të drejtën për të rikthyer refugjatët nëse vlerësohet se ata do të jetonin të sigurt në vendin e tyre.

Sakaq, agjensia e KB për refugjatët u ka kërkuar qeverive tanzaniane dhe burundiane të mos i riatdhesojnë refugjatët kundër vullnetit të tyre. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012643098831177
array(1) { ["section"]=> string(81) "refugjatet-e-tanzanise-ne-ankth-sot-afati-i-fundit-per-t-u-kthyer-ne-atdhe-180397" }