Refugjatët në prag, të mos themi më “nuk di gjë”!

Publikuar tek: bota, më 10:51 21-06-2018 Refugjatët në prag, të mos themi më “nuk di gjë”! Foto ilustruese

Shkruan Mentor Kikia:

Mesa duket, së shpejti, ne do të përballemi me problemin nëse duhet ti pranojmë kampet e refugjatëve të instalohen në Shqipëri apo jo. Këtu nuk bëhet fjalë për çështje politike, të tipit: “Të pranojmë refugjatët, që të na hapen negociatat”, pasi nuk bëhet pazar me të tilla vendime. E di që do të shpërthejnë qëndrime të ndryshme, kundër këtij vendimi, apo pro, duke arsyetuar se ne jemi një popull që kemi gjysmën e njerëzve jashtë vendit tonë.

I vetmi argument që mund të na joshë drejt pranimit të refugjatëve, është shuma e madhe që BE do të akorodjë për menaxhimin e tyre. Por qeveria nuk duhet të niset thjeshtë duke menduar se do të vjedhë gjysmat e parave të refugjatëve dhe do të bëjë prokopi. Ajo që duhet bërë është pikërisht një diskutim i gjërë dhe transparencë e plotë. Pasi ndryshe do të përballemi me një situatë të njëjtë si në rastin e armëve kimike. Qeveria nuk duhet të zgjedhe të thotë vetëm “nuk di gjë”, sikundër ka bërë deri tani, kur e tërë Europa zjen duke përmendur emrin e Shqipërisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011929035186768
array(1) { ["section"]=> string(52) "refugjatet-ne-prag-te-mos-themi-me-nuk-di-gje-125225" }