Refugjati që u bë i famshëm nga fotografia bën diçka të papritur

Publikuar tek: bota, më 16:26 10-05-2016 Refugjati që u bë i famshëm nga fotografia bën diçka të papritur

Laith al-Amiri dhe vajza e tij Noor, u bënë të famshëm muajin e kaluar pasi fotografia e tyre u publikua masivisht në media dhe ishte një prej fitueseve të çmimit prestigjioz “Pulitzer”.

Ai u fotografua teksa qëndronte në bregun shkëmbor të ishullit grek Kos, i shqetësuar dhe i mbytur në lot ai mbante në krahë vajzën e tij pasi i mbijetuan një udhëtimi të gjatë nga vendlindja e tij në Irak.

Por refugjati ka marrë një vendim drastik që askush nuk e priste. Edhe pse ai ia arriti të mbërrijë në Gjermani, shtetin më të synuar nga refugjatët, Laith al-Amiri, gruaja e tij, Neda dhe katër fëmijët e tyre janë kthyer sërish në Irak pas gjashtë muaj qëndrim në Gjermani.

Vendimi për t’u kthyer në Irak nuk u morr nga autoritetet gjermane, ai u shpreh se shkak për largimin e tij ishin kushtet e tmerrshme ish-ndërtesën ushtarake të shndërruar në azil. Në fakt, familja e tij nuk është e para që kthehet në vendlindje, qindra refugjatë të tjerë raportohet të kenë marrë sërish rrugën pas.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025370121002197
array(1) { ["section"]=> string(70) "refugjati-qe-u-be-i-famshem-nga-fotografia-ben-dicka-te-papritur-40051" }